English

Shkoi të lahet në liqen, mbytet 17-vjeçari

Shijak, 26 Maj, NOA – Shkoi të lahej në liqen me disa shokë të tij, por 17-vjeçari nuk do të kthehej më në shtëpi bashkë me ta, pasi është hedhur në ujë dhe nuk mundur të dalë dot më në sipërfaqe.

Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në liqenin e fshatit Terezije në Shijak, ndërsa burimet policore konfirmojnë rreth saj për agjencinë e Lajmeve NOA, se viktima është Rikardo Berhami, lindur e banues ne lagjen Popullore të Shijakut.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se ka qenë ora rreth 11.00 e paradites së djeshme, kur djaloshi 17-vjeçar i është drejtuar liqenit së bshku me disa shokë të tij, por ndërsa është hedhur në ujë për t’u larë, i ka ndaluar frymëmarrja.

Sipas ekspertëve, shkak i vdekjes së tij ka qenë asfiksia si pasojë e mbytjes në ujë, ndërsa po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kanë qenë polumbarët e repartit RENEA në Tiranë, të cilët kanë mundur të nxjerrin trupin e pajetë nga ujërat e liqenit, ndërsa materialet proceduriale i kaluan prokurorisë së Durrësit për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE