Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëria Dhe Kosova Rritje Të Bashkëpunimit Në Fushën E Kulturës
English

Shqipëria Dhe Kosova Rritje Të Bashkëpunimit Në Fushën E Kulturës

- Presidenti Topi takon deputetë të Kuvendit të Kosovës - TIRANË, 26 Maj/ATSH/.- Rritja dhe thellimi i bashkëpunimit me Kosovën në fushat e arsimit, shkencës, studimeve dhe kërkimit shkencor ishte në qendër të takimit të sotëm mes Presidentit të Republikës, Bamir Topi dhe deputetëve të komisionit për Arsimin, Shkencën, Teknologjinë të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga kryetari i tij, Arsim Rexhepi. Sipas një njoftimi për shtyp nga Presidenca, Kreu i shtetit, pasi vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe vlerësoi lart punën e institucioneve të Kosovës për ndërtimin dhe funksionimin sa më mirë të një shteti demokratik dhe multietnik. Gjatë bisedës Presidenti Topi vuri në dukje përkushtimin e dy vendeve ndaj vlerave më të mira të përbashkëta dhe vlerësoi si tepër të frytshëm bashkëpunimin mes komisioneve parlamentare përkatëse të arsimit dhe të shkencës. Nga ana e tij, kryetari i Komisionit Arsim Rexhepi vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të të gjitha institucioneve shqiptare në funksion të konsolidimit të shtetit të ri të Kosovës, por njëkohësisht nënvizoi faktin se Kosova ka ende nevojë për ndihmën e Shqipërisë në procesin e forcimit të mëtejshëm të institucioneve të saj. Më tej, Rexhepi e informoi Kreun e shtetit shqiptar për hapjen e universitetit të ri në Prizren. /a.s/
KOMENTE