English

Soft News - Greqi - Kaos Në Një Autostradë Për Shkak Të Mijëra... Bretkosave!

ATHINË, 26 maj /ATSH-MIA/ - Në një autostradë në veri të Greqisë u paralizua për disa orë trafiku pasi mijëra bretkosa kanë dalë në rrugë. Shoferët në autostradën ''Ignatia'', që lidh portin e Selanikut me kufirin turk, në lumin Marica, kanë deklaruar se bretkosat kanë ''pushtuar'' menjëherë rrugën duke shkaktuar disa aksidente trafiku dhe duke e paralizuar atë. Policisë rrugore iu deshën disa orë për largimin e bretkosave nga autostrada. Ekspertët nuk kanë arritur ende ta sqarojnë këtë fenomen jo të përditshëm./ a.jor.
KOMENTE