Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Futboll/ Kombëtarja Shqiptare Ngjit 1 Pozicion Në Renditjen E Fifa-S
English

Sport-Futboll/ Kombëtarja Shqiptare Ngjit 1 Pozicion Në Renditjen E Fifa-S

TIRANË, 26 Maj /ATSH- Gjergji Mima/ - Shqipëria u ngjit me 1 pozicion në renditjen botërore mujore të FIFA-s, të publikuar sot në faqen zyrtare (fifa.com), duke u pozicionuar tani në vendin e 79-të nga vendi i 80-të që ishte në klasifikimin paraardhës. Përfaqësuesja e Shqipërisë nuk ka grumbullaur asnjë pikë në renditjen e muajit maj, pasi ndeshja e djeshme ndaj Malit të Zi, do të llogaritet në renditjen e muajit të ardhshëm. Tashmë Shqipëria ndodhet me 406 pikë mes Zelandës së Re dhe Irakut dhe pozicionimi më i mire këtë muaj vjen falë uljes së vendeve të tjera. Në renditjen specifike të UEFA-s, Shqipëria ndodhet në vendin e 39-të midis 53 ekipeve kombëtare që aderojnë në konfederatën kontinentale, duke mos ndryshuar renditje Rezultatin më të mirë në renditjen e FIFA-s, Shqipëria e ka arritur në gusht të vitit 2006, kur pozicionohej e 62-ta, ndërsa rezultatin më të ulët në gusht të 1997, kur u rendit në vendin e 124-t. Kundërshari i miqësores së radhës së Kombëtares shqiptare në 2 qershor, Andorra renditet në vendine 201-të në FIFA dhe në vendin e 52-të, ose të parafundit në UEFA. Përsa u përket kundërshtarëve të Kombëtares shqiptare në grupin D për eliminatoret e Kampionatit Europian, Franca ndodhet në Top-10 më të mirat e botës, duke ngjitur 1 vend nga muaji i kaluar, tani është e 9-ta në FIFA dhe e 7-ta në UEFA. Rumania, kundërshtari ynë i parë zyrtar, ndodhet në vendin e 28-të, duke mos ndryshuar pozicion në FIFA dhe është po e 17-ta në UEFA. Bosnja gjendet në vendin e 51-të, duke mos ndryshuar renditje në FIFA, dhe është e 29-ta në UEFA. Bjellorusia gjendet në vendin e 82-të, duke zbritur 1 vend në FIFA, ndërsa është e 40-ta në UEFA, duke u gjendur kështu pas Shqipërisë. Ndërsa Luksemburgu gjendet në vendin e 127-të, duke mos ndryshuar renditje në FIFA, dhe është i 48-ti në UEFA. Ndërkohë në krye të renditjes botërore është përfaqësuesja e Brazilit, në vend të dytë Spanja dhe në vend të tretë Portugalia. /f.n/
KOMENTE