Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vodhi kasetofonat e makinave, arrestohet
English

Vodhi kasetofonat e makinave, arrestohet

Gjirokastër, 26 maj, NOA – Brenda një nate dhe ka vjedhur kasetofonat e tre makinave dhe arrestimit i tij është bërë vetëm 10 ditë më pas.

Autori i vjedhjes me thyerje është Klodian Çobo, 22 vjeç, lindur dhe banues në Gjirokastër.Arrestimi i tij është bërë mbrëmjen e djeshme nga Specialistëve të Seksionit Kundër Krimeve ndaj Pronës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, njofton policia e Gjirokastrës.

Sipas policisë, Çobo së bashku me shtetasin Mikel Çinga, më datën 15.05.2010, gjatë orëve të natës , në qytetin e Gjirokastrës, kanë vjedhur me thyerje kasetofonat e tre automjeteve në pronësi të shtetasëve A.C, A.DH, dhe E.A, banues në lagjen 18 shtatori të qytetit Gjirokastër.

Por veç kasetofonave kanë marrë edhe materiale të tjera bagazhin e automjetit të shtetasit E.A. Bëhet fjalë për materiale pune; një troko, një trapano, adoptor, një punto, “një dorezë kompresori, një trapano kompresor, një trok të vogël, etj.

Në bazë edhe të informacioneve të grumbulluara në rrugë operative për autorët e mundshëm, kanë bërë të mundur zbardhjen e këtyre vjedhjeve , sekuestrimin e një pjese të provave materiale pasi disa sende autorët i kishin shitur si dhe ndalimin e shtetasit Klodian Çobo për veprën penale të “Vjedhjes ‘ kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 134 e 25 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

m.xh/NOA

KOMENTE