Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zgjerohet Bashkepunimi Atsh-Afp
English

Zgjerohet Bashkepunimi Atsh-Afp

-Drejtori i Përgjithshëm i ATSH- së, Artur Zheji, priti Rose-Marie Deleskieëicz-Sailhan, zv/shefe e Fondacionit te Agjencise Franceze te Lajmeve (AFP)- TIRANE 26 Maj /ATSH/ Agjencia Telegrafike Shqiptare ( ATSH), në vazhdën e intensifikimit të marrëdhenieve me Agjencitë homologe, ka zgjeruar bashkëpunimin me Agjencinë Franceze të lajmeve AFP. Drejtori i Përgjithshëm i ATSH-së, Artur Zheji priti sot në një takim ne mjediset e ATSH-së, znj Rose-Marie Deleskieëicz-Sailhan, zv/shefe e Fondacionit te Agjencise Franceze te Lajmeve (AFP), me të cilën bisedoi për zgjerimin e bashkëpunimit midis dy Agjencive si dhe konkretizimin e marrëveshjeve të reja. Gjatë takimit, zoti Zheji, duke vlerësuar si mjaft të rëndesishëm marrëdhënien e ATSH me AFP, e njohu zonjën Deleskieëicz-Sailhan, me shërbimet e reja që ATSH ofron aktualisht, duke u kthyer në Agjenci multimediale si dhe projektet që do të zbatohen së shpejti, me synimin e plotësimit me te gjithë elementeët e një agjencie bashkëkohore. Nga ana e saj zonja Deleskiewicz-Sailhan, duke vleresuar veshtirësite qe mbart puna në një agjenci lajmesh, vlerësoi progresin që ATSH ka bërë, vecanerisht me futjen e dimensionit multimedial. Ne këtë kuader ajo citoi trajnimin video që do te zhivllohet nëTiranë në muajin qershor nga ekspertë të AFP-së për gazetarët multimedialë të ATSH-së. "Besoj se kjo do ti sherbeje jo vetem zhillimit të metejshem te sektorit video, por edhe vazhdimesisë dhe forcimit te marrëdhenieve mes ATSH dhe AFP", tha ajo. AFP, është Agjencia më e vjetër e lajmeve në botë dhe një nga tre më të mëdhatë, së bashku me Associated Press dhe Reuters ./a.gj/
KOMENTE