English

Zyra E Bashkëpunimit Zviceran Përhap Shembuj Të Barazisë Gjinore

TIRANË, 26 Maj/ATSH/.- Zyra e Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri organizoi sot një seminar ku prezantoi praktika për barazinë gjinore dhe me qëllim intensifikimin e promovimit të barazisë gjinore në Shqipëri. Ky promovim pjesë e një projekti që po mbështetet nga Zvicra, do të konsistojë në çështjet gjinore dhe fuqizimin e grave, për të cilat është punuar me sukses në fusha si mbështetja e shoqatave fermere, përfshirja e popullsisë Rome dhe përmirësimi i qeverisjes vendore, vlerësuan pjesëmarrësit në seminar. Ambasadorja e Zvicrës në Tiranë, Yvana Enzler tha se, "barazia gjinore dhe fuqizimi i grave janë kriter kryesor për zhvillimin e një vendi. Shqipëria ka bërë përparim në këto fusha por shumë më tepër duhet të bëhet sidomos përsa i përket përmbushjes së standardeve të Bashkimit Evropian". Bashkëpunimi Zviceran ka një traditë të gjatë në mbështetjen ndaj përhapjes së barazisë gjinore dhe promovimit të çështjeve gjinore tek partnerët dhe përfituesit./e.gj/f.n/
KOMENTE