Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Analistët: Gruevski, si Millosheviçi
English

Analistët: Gruevski, si Millosheviçi

Shkup, 27 Maj, NOA - Kryeministri Nikolla Gruevski për çdo ditë po identifikohet tek shqiptarët si një “Millosheviç i ri apo i vogël”. Identifikimi dhe krahasimi i Gruevskit me ish-presidentin mizor serb, Sllobodan Millosheviç po bëhet duke nisur nga Fazli Veliu, kreu i SHVL-së së UÇK-së dhe deputet i BDI-së, Bardhyl Mahmuti i BDSH-së dhe organizatat joqeveritare shqiptare.

Fazli Veliu, i rebeluari në radhët e “integristëve” është ndër të parët që shpërtheu duke e krahasuar Nikolla Gruevskin dhe veprimet e tij të ngjashme me ato të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviç, si një ndër kryekriminelët për gjenocidin kundër shqiptarëve në Kosovë.

“Nëse Gruevski vazhdon njësoj sikur Milosheviçi , e pret i njëjti fat, atje ai ku vetëshkoi dhe vetëpërfundoi”, kështu Veliu, e ka cilësuar kryeministrin dhe liderin e VMRO-DPMNE-së.

Deputeti i revoltuar i BDI-së që mban edhe postin e kryetarit të SHVL-së së U]K-së nuk e shkëput fare nga goja identifikimin e politikave të Gruevskit me ate të Millosheviçit.

Edhe kreu i BDSH-së, Bardhyl Mahmuti e krahason qeverisjen e Gruevskit me ate të ish-diktatorit serb. Vrasja në Radushë e katër ish-pjesëtarëve të UÇK-së është cilësuar nga Mahmuti si një krim i kryer në stilin e e krimeve të kryera nga regjimi terrorist i Millosheviçit.

Valon Kurtishi nga organizata “Illyricum Libertas” thekson se politika e Gruevskit është e ngjashme në disa pika me atë të Millosheviçit.

“Normalisht se kemi ndryshim të rrethanave, megjithatë krijohet një përshtypje se politika aktuale e kryeministrit Gruevski dhe partisë së tij në shumë pika është e ngjashme me politikën e ish-presidentit serb. MillosheviçI kishte taktikën e tensionimit të situatës hap pas hapi, e cila vërehet qartë edhe te kryeministri i sotëm”, - ka theksuar kreu i “Illyricum Libertas” Valon Kurtishi, duke shtuar se Gruevski përdorë retorikë jo vetëm për të ngjallur nacionalizimin tek popullata sllave, po edhe për të tensionuar marrëdhëniet ndëretnike dhe për të gjetur fajtorët tek të tjerët.

“Ai këto situata i bën që Evropa të bëjë lëshime në standardet e anëtarësimit, me qëllim të qetësimit të situatës. Ai vijon me dorën e fortë ndaj mediave, politikën agresive, dhe konfliktuoze ndërkombëtare, kulti i personalitetit. Të gjitha këto karakteristika kanë lidhshmëri midis këtyre dy profileve të politikanëve”, - ka theksuar Valon Kurtishi.

Nga ana tjetër, analisti politik, Mersel Bilalli thekson se krahasimet e tilla nuk ndihmojnë aspak, për shkak se sipas tij me rëndësi është që të luhet loja politike, e cila duhet ti kundërpërgjigjet politikës së Gruevskit.

“Politika shqiptare dhe krerët e partive i posedojnë të gjitha letrat në duar për të shfrytëzuar rastin për të mposhtur politikën e tillë të Gruevskit, i cili nuk është edhe po aq i fuqishëm sa që tregohet”, ka theksuar për agjencinë e lajmeve INA, ligjëruesi universitar në FON, Mersel Bilalli.

Identifikimi i kryeministrit Nikolla Gruevski me politikat e tij në stilin e sfiduesit kundër shqiptarëve është një temë debati edhe nëpër kuluaret politike, por edhe forumet e ndryshme. Gruevski deri tani asnjëherë nuk u përgjigj të paktën rreth letrës së drejtuar në adresë të tij nga kreu i SHVL-së së UÇK-së, Fazli Veliu, në të cilën etiketohej qartë si politikan i ngjashëm me ish-diktatorin mizor serb.

NOA-INA

KOMENTE