Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bullgari - Cia Mbështet Luftën Kundër Kriminalitetit Dhe Korrupsionit
English

Bullgari - Cia Mbështet Luftën Kundër Kriminalitetit Dhe Korrupsionit

SOFJE, 27 maj /ATSH-AFP/ - Drejtori i CIA-s, Leon Panetta u shpreh sot se agjencia amerikane e zbulimit do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Sofjes në luftën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit, njoftoi qeveria bullgare. Gjatë një takimi me kryeministrin Boïko Borissov, Panetta premtoi vazhdimin e bashkëpunimit me Bullgarinë, mësohet nga një komunikatë. Sipas ministrit të Brendshëm Tsvetan Tsvetanov në këtë takim u fol veçanërisht për operacionet policore të kryera muajt e fundit në Bullgari. Rrëmbimet e sipërmarrësve, trafiku i drogës, prostitucioni, korrupsioni, shantazhi janë bërë objekt i një sërë operacionesh policore të trajtuara gjerësisht nga media që prej fundit të vitit të kaluar. Elementë të tjerë të bashkëpunimit bullgaro-amerikan, Sofia pranoi së fundi të presë një ish-të burgosur të Guantanamos dhe hapja së shpejti në Bullgari e një zyre të agjencisë amerikane antidrogë DEA, pasi vendi konsiderohet si kryqëzim i disa rrugëve që përdorin narkotrafikantët. Lufta kundër korrupsionit dhe kriminalitetit në Bullgari po mbikëqyret në mënyrë të veçantë nga Komisioni Evropian. Vendi Ballkanik, anëtar i BE-së që prej vitit 2007, ka humbur qindra milionë fonde evropiane vitet e fundit për shkak të mungesës së efikasitetit në këtë fushë. /I.Pu.
KOMENTE