Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Elbasan: Ambasadori Withers Në Ceremoninë E Betmit Te Vullnetarëve Të Korpusit Të Paqes
English

Elbasan: Ambasadori Withers Në Ceremoninë E Betmit Te Vullnetarëve Të Korpusit Të Paqes

ELBASAN, 27 Maj /ATSH-Miranda Sadiku/- Rreth 50 vullnetarë të Korpusit të Paqes, që do të nisin nesër punën pranë instutucioneve të ndryshme në mbarë vendin, u betuan të enjten në Elbasan, në një ceremoni ku mori pjesë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Xhon Withers. "Korpusi i Paqes është një nga sipërmarrjet më të sukseshme të ndërrmara ndonjëherë nga SHBA," tha ambasadori Withers. Sipas tij, Korpusi i Paqes është themeluar nga Presidenti John F. Kennedy, në vitin 1961. Pjesëtarët e tij janë qytetarë amerikanë që punojnë rreth 27 muaj jashtë SHBA në fusha të ndryshme, si arsim, biznes, teknologji etj. Vullnetarët e Korpusit të Paqes, që u betuan sot në Elbasan, kanë studiuar gjuhën dhe kulturën shqiptare për 10 javë në rajonin e Elbasanit para se t'u caktoheshin komunitetet në mbarë vendin, ku do të punojnë për dy vitet e ardhshme si mësues të gjuhës angleze, edukatorë të promovimit shëndetësor dhe si këshilltarë në fushën e zhvillimit organizativ dhe të komunitetit. "Jam këtu për të mbajtur premtimet e mia, kam premtuar që gjatë mandatit tim si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të mund të ndihmoja në betimin e sa më shumë grupeve të Korpusit të Paqes, si dhe i kisha premtuar kryetarit të Bashkisë që do të vizitoja qytetin e tij të bukur edhe një herë para se të përfundoja mandatin tim," tha ambasadori amerikan. Ambasadori Withers foli dhe për punën e tij në Shqipëri, ndërsa është pranë skadimit të mandatit të tij. "Puna ime si ambasador ka vështirësitë e veta edhe herë pas here për shkak të situatës suaj politike, por ajo që e lehtëson punën time, dhe në fakt e ka lehtësuar shumë, është fakti që ne kemi amerikanë nga vende të ndryshme në vendin tonë, duke ardhur këtu e duke përfaqësuar besimet e aspiratat e kombit tonë, më mirë se sa ndoshta unë do t'ja dilja mbanë. Kjo më bën shumë krenar dhe shumë të lumtur," tha ai. Në formën e këshillës për vullnetarët e rinj, ambasadori Withers u shpreh: "Nëse doni të keni sukses, mjafton vetëm të shtrini dorën dhe unë ju garantoj se këtu në Shqipëri, njerëzit kanë për të zgjatur gjithashtu dorën në përgjigje të shtirjes tuaj. Dhe nuk mendoj se nuk mund të ketë një sukses më të madh se sa ky." Me ftesë të qeverisë shqiptare, Korpusi i Paqes i hapi programet e veta në Shqipëri në vitin 1992. Duke përfshirë edhe këtë grup të ri të vullnetarëve të sapo-betuar, rreth 260 vullnetarë kanë ardhur të kryejnë shërbimin e tyre./ch/
KOMENTE