Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fëmija 2-vjeçar pinte cigare në Youtube, arrestohen prindërit
English

Fëmija 2-vjeçar pinte cigare në Youtube, arrestohen prindërit

Xhakarta, 27 Maj, NOA - Autoritetet indoneziane kanë hapur një hetim mbi prindërit e një fëmije dy-vjeçar, i cili figuronte në një video të postuar në YouTube, ndërsa pinte për qejf një cigare.

Kjo u njoftua sot një burim ministror në Xhakarta, duke thënë se autoritetet vendase e kanë marrë shumë seriozisht analizimin e një rasti të tillë, që prish, sipas tyre moralin shoqëror dhe shëndetin e fëmijëve.

Fëmija, i identifikuar në video si Ardi Rizal, u bë duhanxhi në moshën dy-vjeçare për shkak të babait të tij, që e mësoi atë me këtë ves kur ishte vetëm 18 muajsh.

Ndërsa shtypi indonezian shkruan sot se fëmija arrin të pijë edhe 40 cigare në ditë.

Në videon e postuar në YouTube tregohet djali, ndërsa pinte duhan në tarracën e shtëpisë së prindërve në një fshat në Sumatra.

n.e/NOA

KOMENTE