English

Formula 1, Massa premton fitoren

Itali, 28 Maj NOA - Ky fillim sezoni i Formula 1 për pilotin brazilian të Ferrarit, Felipe Massa duhet thënë se nuk nisi në mënyrën më të mirë.

Në renditjen e përgjithshme ai qëndron pas shokut të tij të skuadrës Fernando Alonso.

Në lidhje me këtë fakt vetë Massa deklaroi se kërkon që të arrijë fitoren në garën e radhës, e cila do të zhvillohet në pistën e Turqisë, ku braziliani ka arritur të fitojë 3 në 5 të tilla.

“Për mua kjo është një pistë e veçantë dhe do të provoj të arrij fitoren”, - deklaroi braziliani në një intervistë të dhënë për mediat italiane.

Duhet thënë se skuadra e Ferrarit këto 15 ditët e fundit ka zhvilluar prova mjaft të mira dhe për këtë gjë pilotët e saj janë shprehur mjaft të gatshëm për garën e Turqisë.

r.b/NOA

KOMENTE