Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapen vjedhësit e kabllove elektrikë te Liqeni Artificial
English

Kapen vjedhësit e kabllove elektrikë te Liqeni Artificial

Tiranë, 27 Maj, NOA – Kabllot elektrikë të shtyllave që ndriçojnë Parkun Kombëtar të Liqenit Artificial në kryeqytet janë potencial për përfitim të ardhurash.

Dy persona, Xhevahir Rustem Arifaj, 27 vjeç dhe Halim Nystret Halilaj, 26 vjeç, mendohet të jenë dy vjedhësit e këtyre kabllove, të cilët u arrestuar në flagrancë të mërkurën nga punonjësit e Komisariatit të Policisë Nr.1, në kryeqytet.

Sipas burimeve të Policisë së Qarkut të Tiranës, dy shtetasit dyshohen se në 25 maj në orën 23.30 të mbrëmjes tentuan të vjedhin kabllot elektrikë tek Liqeni Artificial.

Po sipas të njëjtave burime mësohet se punonjës të komisariatit përkatës ishin vënë në ndjekje dy personave në bazë të informacioneve në terren.

mit/NOA
KOMENTE