Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosove - Ldd Kerkon Ne Kuvend Qendrim Konkret Operativ Qe Zgjedhjet E Serbise Ne Veri Te Mos Mbahen
English

Kosove - Ldd Kerkon Ne Kuvend Qendrim Konkret Operativ Qe Zgjedhjet E Serbise Ne Veri Te Mos Mbahen

N PRISHTINË, 27 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Kuvendi i Kosovës u deklarua për kërkesën e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD) për vendosjen në rend të ditës për seancën e sotme plenare si çështje urgjente për shqyrtim cënimin e integritetit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës nga Republika e Serbisë. "Në emer të Grupit Parlamentar të LDD, kërkoj që pas debatit Kuvendi të dalë me qëndrim konkret operativ, duke marrë përgjegjësitë e veta edhe faktori ndërkombëtar, që zgjedhjet e organizuara nga Serbia në veriun e Kosovës të mos mbahen", tha deputetja Besa Gaxheri në seancën e cila vazhdon punimet. Partitë opozitare kosovare në reagimet e tyre pas ardhjes për fushatën e zgjedhjeve serbe të 30 majit në veri të Mitrovicës të ish-kryeministrit serb Vojislav Koshtunica dhe politikanëve tjerë nga Serbia, kanë kërkuar të ndalohen shkeljet e sovranitetit nga vizitat e zyrtarëve të Beogradit pa lejen e autoriteteve të Prishtinës dhe nga zgjedhjet e Serbisë në Kosovë. /a.ke/
KOMENTE