Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ksera: Pushteti vendor nuk e ka kuptuar rëndësinë e shërbimeve sociale
English

Ksera: Pushteti vendor nuk e ka kuptuar rëndësinë e shërbimeve sociale

Tiranë, 27 maj, NOA – Krijimi i qendrave sociale për njerëzit në nevojë nuk është kuptuar siç duhet nga drejtuesit e pushtetit vendor. Ky është shqetësimi që ka ngritur sot në seancën dëgjimore me deputetët e Komisionit Parlamentar të Punës, ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera.

Ksera tha se mbetet ende shqetësim bashkëpunimi me pushtetin vendor, duke theksuar se ky i fundit duket se nuk e ka kuptuar ende rëndësinë e shërbimeve sociale të cilat i kanë kaluar në administrim.

“Ka ende bashki të mëdha, përfshirë Bashkinë e Tiranës, të cilave megjithëse këto kompetenca u janë deleguar prej vitesh vazhdojnë të menaxhojnë shërbimet sociale me fondet që lëvrohen nga Ministria”, tha ai.

Ministri shtoi se qëllimi i politikave sociale është krijimi i një sistemi efektiv të mbrojtjes sociale, në përputhje me standardet e miratuara të shërbimeve sociale, të cilat funksionojnë në bazë të parimeve të rëndësishme, të parashikuara në Kushtetutë dhe në dokumentet strategjike të Ministrisë së Punës.

“Këto dokumente përfshijnë ndërmarrjen e proceseve të decentralizmit dhe deinstitucionalizimit të shërbimeve sociale që ofrohen për personat e moshuar, fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara”, tha Ksera duke paraqitur të dhëna në lidhje me shërbimet që ofrohen për të gjitha këto kategori në rang vendi.

Ai shtoi se për moshën e tretë funksionojnë 6 institucione publike që u shërbejnë 275 të moshuarve,19 Organizata Jofitimprurëse që u mbulojnë shërbime për 116 të moshuar dhe 6 shërbime alternative për 1000 të moshuar.

“Për kategorinë e fëmijëve, shërbimet ofrohen nga 9 institucione publike për 244 fëmijë, 3 qendra ditore për 75 fëmijë dhe 18 OJF të licensuara. Përsa i përket kategorisë së personave me aftësi të kufizuara, Ministri informoi se janë në funksion 14 qendra ditore, 7 qendra komunitare për 200 përfitues dhe 17 OJF të licencuara”, tha Ksera.

Përveç reformës së ndërmarrë për përmirësimin e standardeve, Ministri u ndal në procesin e decentralizimit, që sipas Ksera ka përfunduar plotësisht dhe të gjitha qendrat kanë kaluar nën administrimin e pushtetit vendor, gjë që nënkupton edhe transferim të fondeve dhe ndërtesave.

Në vijim të mbledhjes, deputetët drejtuan pyetje në lidhje me funksionimin e skemës së decentralizimit, projektligjet e reja që Ministria ka në plan të paraqesë në Kuvend, lidhjet me OJF-të, etj.

Nga ana e tyre, deputetët nënvizuan se bashkitë e mëdha duhet të kuptojnë që tashmë janë përgjegjëse për shërbimet sociale që ofrohen për qytetarët e tyre në komunitetin që ato menaxhojnë. Kjo, sipas anëtarëve të Komisionit, lind si domosdoshmëri e rritjes së nevojave në rritje të shoqërisë.

Ndërkohë, në shtator pritet që në Kuvend të mbërrijnë një sërë projektligjesh për ndihmën ekonomike, të drejtat e fëmijëve, ndërmarrjet sociale, etj.

m.xh/NOA

KOMENTE