English

Malësi E Madhe, Policia Bllokon Një Automjet Me Cigare Kontrabandë

SHKODËR, 27 Maj/ATSH-G. Marku/- Forcat e policisë kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar të Hanit të Hotit, në rrethin e Malësisë së Madhe, në kufi me Malin e Zi, bllokuan sot një sasi cigaresh kontrabandë dhe arrestuan pronarin e tyre. Burime zyrtare nga komisariati i policisë i këtij rrethi bënë të ditur për ATSH-në se është arrestuar në kushtet e flagrancës shtetasi Zyhdi Kuçi, 50 vjeç, banues në qytetin e Shkodrës, ndërsa po transportonte me mjetin e tij tip furgon, me targë SH 67 23 C, një sasi prej 80 steka paketa cigaresh 'Malboro' kontrabandë. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale sasinë prej 80 stekash me cigare si dhe automjetin në të cilin ndodheshin, ndërsa vendosi masën e arrestit në flagrancë për pronarin e automjetit, Zyhdi Kuçi. Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje./s.s./
KOMENTE