Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta Përshëndet Propozimin E Ke-Së Për Liberalizimin E Vizave
English

Meta Përshëndet Propozimin E Ke-Së Për Liberalizimin E Vizave

TIRANË, 27 Maj/ATSH/.- Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, përshëndeti sot propozimin e Komisionit Europian për udhëtimin pa viza të qytetarëve të Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës drejt vendeve të Bashkimit Europian. Përmes një njoftimi për shtyp, zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta, vlerëson se "ky vendim është vlerësimi i një pune të shkëlqyer të autoriteteve shqiptare në drejtim të plotësimit të detyrimeve të Udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave". Ai siguroi se "Shqipëria do vijojë të përmbushë tre kërkesat e mbetura dhe të garantojë zbatimin e rezultateve të arritura në përmbushjen e Udhërrëfyesit". "Vendimi i sotëm i Komisionit është një hap pozitiv, i cili do t'i hapë rrugë vendim-marrjes nga Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian për bërjen realitet të udhëtimit pa viza të qytetarëve tanë drejt hapësirës Schengen sa më shpejt të jetë e mundur", tha z. Meta. Sot në mesditë hyri në fuqi rekomandimi i Kolegjit të Komisionerëve për liberalizimin e vizave për Shqipërinë e Bosnje Hercegovinën, i miratuar dje në Bruksel. Gjatë një konference për shtyp në selinë e KE-së në Bruksel, komisionerja për Çështjet e Brendshme në KE, Cecilia Malstrom, informoi se do i takojë Parlamentit Europian të marrë vendimin final për këtë propozim./m.m/s.s./
KOMENTE