Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ocde - Izraeli, Sllovenia Dhe Estonia Zyrtarisht Anëtarë
English

Ocde - Izraeli, Sllovenia Dhe Estonia Zyrtarisht Anëtarë

PARIS, 27 maj /ATSH-AFP/ - Izraeli, Sllovenia dhe Estonia hynë zyrtarisht sot në Organizatën për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik, OCDE, gjatë një ceremonie në Paris në prani të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, njoftoi AFP-ja. "Jemi të nderuar që i kemi partnerë dhe kolegë këta anëtarë të rinj", deklaroi sekretari i përgjithshëm i organizatës, ku përfshihen vendet kryesore të pasura të botës, Angel Gurria. Ministri i Jashtëm francez, Bernard Kouchner, u shpreh se anëtarësim i këtyre vendeve, si dhe i Kilit që u anëtarësua së fundi në OCDE, është një kënaqësi e madhe për Francën si vend pritës i organizatës dhe i mbledhjes së përvitshme ministrore, që filloi sot dhe vazhdon edhe nesër. "Në Izrael jemi thellësisht të nderuar me ftesën tuaj për t'u bashkuar me këtë klub", deklaroi Benjamin Netanjahu. "Pranojmë me kënaqësi ftesën tuaj. E shohim këtë jo vetëm si mirënjohje të asaj që kemi arritur, por edhe si një inkurajim për të ardhmen", shtoi ai. Me anëtarësimin e Izraelit, i kritikuar nga palestinezët dhe nga vende të tjera, arrin në 34 numri i anëtarëve të OCDE-së. Anëtarësimi i këtyre tri vendeve, që kishin filluar bisedimet në vitin 2007, "u miratua formalisht më 10 maj në këshillin e ambasadorëve të OCDE-së. Tre anëtarët e rinj tashmë duhet të ratifikojnë anëtarësimin e tyre. /I.Pu.
KOMENTE