Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra E Shtypit Të Kosovës
English

Pasqyra E Shtypit Të Kosovës

PRISHTINË, 27 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Lajm" Aleatët lobojnë për njohje të reja të Kosovës, para vendimit të GJND-së në korrik - Ofensivë lobuese - Franca po lobon për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga vendet afrikane, Arabia Saudite te shtetet arabe, Britania e Madhe në Karaibe, kurse Shtetet e Bashkuara te vendet e Amerikës Latine. Po ashtu po përgatitet terreni për një vizitë të kryeministrit Hashim Thaçi në El Salvador -Tituj të tjerë: Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë tekste të përbashkëta mësimore - Teksteve t'u hiqet myku - Tekstet mësimore në Shqipëri dhe Kosovë duhet të kenë përmbajtje të njësuara, pasi të vërtetat janë një dhe detyra e shkencës është t'u heqë pluhurin dhe mykun e së kaluarës e t'i bëjë ato të shndrisin, Kështu ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë takimit me një delegacion të Komisionit të Arsimit dhe të Shkencës të Kuvendit të Republikës së Kosovës EULEX-i i vendosur "Tribuna shqiptare" Kryeministri Berisha thërret për tekste të përbashkëta shkollore Kosovë-Shqipëri - Mësojmë bashkë! - Ne duhet të shkojmë drejt teksteve të përbashkëta, me përmbajtje të njësuara, pasi të vërtetat janë një dhe detyra e shkencës është t'u heqë pluhurin dhe mykun e së kaluarës e t'i bëjë ato të shndrisin, ka thënë kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha -Tituj të tjerë: Tiranë - Raportet e shkëqyera - Presidenti Bamir Topi i ka cilësuar marrëdhëniet në mes Shqipërisë dhe Kosovës "në nivelet e tyre më të mira". Prishtinë - Vizita veç me përlqimin e Qeverisë Shkup - Të dëgjihen shqiptarët "Koha Ditore" Shtohet numri i vendimeve të ekzekutivit që synojnë përmbushjen e kërkesave të Raportit të progresit - Qeveria merr vendime pa mbulesë financiare - Së paku, 2,5 milionë euro nuk dihet se nga do të sigurohen për të implementuar ndryshimet në Ligjin për dokumentet e udhëtimit, rreth 9 milionë euro të tjera, që kërkohet të sigurohen gjatë tre vjetëve, për të implementuar Strategjinë për riintegrimin e personave të riatdhesuar, si dhe buxhetin mbështetës të Zyrës për të drejtat për pronën intelektuale -Tituj të tjerë: SHIK-u edhe më tej funksional, fiton 200 milionë dollarë brenda vitit - Deklarta publike e ish-shefit të SHIK-ut, Kadri Veseli, se kjo strukturë e krijuar nga PDK-ja ka pushuar së funksionuari në prill të 2008-s, kontestohet në raportin e Komitetit Kombëtar të Politikës së Jashtme Amerikane. Zyrtrat e Serbisë vetëm privatisht në Kosovë Beqaj shpreson për udhërrëfyes të vizave para verës LDK-ja përgatitet për zgjedhje të brendshme Ferizaj refuizon ta ketë Natasha Kandiqin qytetare nderi "Zëri" Veriu, drejt autonomisë - Qeveria i sheh zgjedhjet serbe në veri të dëmshme. Opozita kritikon qasjen pasive të institucioneve -Tituj të tjerë: 100 mijë vendime të pazbatueshme Kuvajti ndihmon Kosovën Shmanget "rishqyrtimi" i koalicionit "Express" Nënshkruani tash - Iku koha kur Ministrat fshiheshin prapa Shefave të Prokurimeve. Qeveria e Kosovës mori vendim që tenderët me vlerë më të madhe se 10 mijë euro duhet të nënshkruhen edhe nga Ministri. -Tituj të tjerë: GJND e papërcaktuar - GJND nuk ka caktuar datë për publikimin e opinionit këshilldhënës për Kosovën. Unioni i ndarjes - Prishtinasit janë të ndarë për Hetelin Union. Për shumkënd, bashkë me objektin do të rrënohen edhe shpresat për një Prishtinë me vlera dhe trashëgimi arkitektonike. Për dikë, duket të jetë shkas i mirë për të realizuar një amanet të vjetër: ndërtimin e sheshit për Ibrahim Rugovën. "Bota Sot" Serbia mban zgjedhje në Kosovë, EULEX-i tallet me sovranitetin e vendit -Tituj të tjerë: A do të votohet propozimi i Mustafës për prishje të koalicionit - Më 5 qershor mblidhet KP i LDK-së Dell: Përmbarimi i lëndëve gjyqësore është duke çaluar "Infopress" 100 njohje në fund të 2010-ës - Flet ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni -Tituj të tjerë: Deklarata të dëgjuara me shekuj - Deklarimet e Koshtunicës, se ka një plan për spastrimin etnik në Mitrovicën veriore, cilësohen vetëm një ëndërr e kamotshme Ambasadori amerikan në Kosovë, Kristofer Dell, vazhdon të kërkojë me ngulm nga institucionet e Kosovës që të reformojnë sistemin e drejtësisë "Epoka e Re" Përkrahet ideja e OVUÇK-së për të protestuar më 30 maj në Mitrovicë kundër mbajtjes së zgjedhjeve serbe në veri - Për sovranitet, të gjithë bashkë - Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK) ka marrë mbështetjen nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë opozitare AAK, AKR dhe LDD për të kundërshtuar, nëpërmjet të protestës që do të mbahet më 30 maj, mbajtjen e zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës -Tituj të tjerë: Jo forcën - Qeveria nuk do të përdor forcën kundër mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë. "Ne nuk kemi logjikë të veprimit të përdorimit të dhunës. E kemi përkrahjen e ndërkombëtarëve, prandaj zgjedhjet serbe s'kanë vlerë në shtetin e Kosovës", ka thënë Kuçi "Kosova Sot" Tri nënshkrime për një tender -Tituj të tjerë: Gjykatat në kaos, lëndët "flenë" në sirtarë Nëpunësve u rriten pagat 40 euro/e.gj/
KOMENTE