English

Pellegrini: Kërkoja të qëndronte Sneijder dhe jo Kaka

Spanjë, 27 Maj NOA - “Nuk e njoh Florentino Perez”, - këto ishin fjalët me të cilat nisi deklaratën e tij ish tekniku i Realit të Madridit Manuel Pellegrini, në drejtim të Florentino Perez, në lidhje me një raport i cili nuk nisi asnjëherë dhe nuk përfundoi në mënyrën më të mirë midis tyre.

“Nuk mund të flas as mirë dhe as keq për Perez. Në fillim kërkova që Snedijer dhe Robben të qëndronin në skuadrën por, një gjë e tillë nuk u zbatua”, - pohoi Pellegrini.

Ai gjithashtu shtoi se nuk kishte kërkuar që Kaka të vinte në radhët e Realit por, sipas tij vetë presidenti i klubit nuk e diskutonte si ardhjen e brazilianit ashtu dhe atë Crsitiano Ronaldos.

r.b/NOA

KOMENTE