Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Peru - Mbi 12 Viktima Dhe 30 Të Zhdukur Nga Mbytja E Një Anijeje Në Amazonë
English

Peru - Mbi 12 Viktima Dhe 30 Të Zhdukur Nga Mbytja E Një Anijeje Në Amazonë

LIMA, 27 maj /ATSH-AFP/ - Të paktën dymbëdhjetë trupa viktimash janë rikuperuar sot dhe rreth 30 trupa të tjerë besohet të jenë ende të bllokuar në brendësi të një anijeje, e cila u mbyt në lumin Amazonë në veri të Perusë një ditë më parë, njoftuan sot burime sigurie. ''Rreth 160 të mbijetuar janë shpëtuar nga autoritetet në vendin ku u mbyt anija, në afërsi të xhunglës së Amazonës, pranë qytezës Santa Rosa, por ka ende shumë të zhdukur ", deklaroi për AFP Robert Falcon, shefi i mbrojtjes civile në provincën Loreto. Kërkimet kanë rifilluar sot me ndihmën e ekipeve të zhytësve dhe vinçave për zhvendosjen e anijes së mbytur. Ndërkohë që dëshmitarët kanë deklaruar se anija kishte në bord shumë më tepër persona se numri prej 160 që kishte kapacitet./ /i.p/
KOMENTE