Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Politikat kombëtare të përkujdesjes shoqërore
English

Politikat kombëtare të përkujdesjes shoqërore

Politikat kombëtare të përkujdesjes shoqërore kanë në filozofinë e tyre ndërtimin e një rrjeti shërbimesh për të plotësuar nevojat dhe minimizuar ndikimin e pasojave negative të dukurive sociale mbi kategoritë që kërkojnë të përfitojnë nga shërbimet e saj

Nga Spiro Ksera*

Ministër i Punës

Qëllimi i politikave të shërbimeve shoqërore të adresuara në mbrojtjen e grupeve në nevojë është krijimi i një sistemi adekuat të shërbimeve sociale, me standarde bashkëkohore për rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre në jetën normale. Politikat dhe legjislacioni shqiptar në fushën e mbrojtjes sociale të grupeve në nevojë, reflektojnë parimet e Kushtetutës së Republikës Shqiptare, Konventës për të Drejtat e Njeriut, Konventës për të drejtat e Fëmijëve, Kartes Sociale Evropiane, Kartes Evropiane e Autonomisë Lokale. Politikat kombëtare të përkujdesjes shoqërore kanë në filozofinë e tyre ndërtimin e një rrjeti shërbimesh për të plotësuar nevojat dhe minimizuar ndikimin e pasojave negative të dukurive sociale mbi kategoritë që kërkojnë të përfitojnë nga shërbimet e saj. Sistemi i përkujdesjes shoqërore, nëpërmjet politikave dhe objektivave strategjikë, synon mbështetjen e njerëzve në nevojë brenda familjes dhe në komunitetet e tyre, në raport me përkujdesjen që ofrohet ne shërbimet e centralizuara rezidenciale. Prioritet i politikave të mbrojtjes sociale, bazuar ne Strategjinë dhe Planin e veprimit te Mbrojtjes Sociale 2007-2013 është decentralizimi i shërbimeve shoqërore dhe deinstitucionalizimi i tyre. Një nga arritjet e Qeverise Shqiptare është edhe implementimi i standardeve te perkujdesit shoqeror per femije, PAK dhe te moshuar. Zbatimi dhe venia ne praktike e tyre ka rritur cilesine e ofrimit te sherbimeve per keto kategori dhe ka realizuar tipologji te reja sherbimesh te cilat aktualisht po implementohen ne institucione te perkujdesit shoqeror publike dhe jopublike. Gjithashtu, forcimi i instrumentave te monitorimit dhe inspektimit të shërbimeve të ofruara ne Institucionet e Perkujdesit Shoqeror Publik dhe jopublik nga Shërbimi Social Shteteror, ka realizuar permiresimin e kushteve dhe jeteses ne keto qendra rezidenciale dhe ditore, duke ndikuar ne menyre te drejtperdrejte ne fuqizimin e kapaciteteve te stafeve qe ofrojne sherbime. Institucionalizmi i marrëdhënieve me shoqërinë civile Organizatat e shoqërisë civile janë partnerë të strukturave publike dhe kontribuojnë, si ofrues të shërbimeve shoqërore. Proçesi i liçensimit ka filluar në vitin 2004 si inisiative e MPÇSSHB. Me përmirësimin e kuadrit ligjor për liçensimin e OJF-ve që ofrojnë shërbime janë lehtësuar proçedurat e liçensimit dhe është rritur transparenca. Numri i OJF të licensuara në vitet e fundit ka patur tendence rritje, veçanërisht për shërbimet ndaj fëmijëve. Ne vitin 2004 numri i OJF te licensuara ka qenë 70 dhe në 2009 arriti në 118. C - Institucionet e shërbimeve shoqërore që ofrojnë shërbime për të moshuarit Janë 8 institucione publike të përkujdesit ndaj të mosharve, nga të cilat 2 ditore, dhe 19 jopublike të ngritura nga OJF-të e licensuara nga MPCSSHB. Numri i OJF-ve te licensuara per moshen e trete eshte ne rritje dhe nga viti 2005 në 2009 kemi 30% më shumë. Janë shtuar shërbimet ditore për këtë kategori dhe është rritur cilësia e shërbimeve të ofruara falë edhe zbatimit të standardeve të shërbimeve shoqerore te miratuara nga Qeveria. Numri i te moshuarve te cilet kerkojne mbeshtetje nga shteti eshte ne rritje dhe kapacitetet rezidenciale per trajtimin e tyre jane te limituara. Aktualisht ka nje rritje te kerkesave ne karahasim me vitin 2005 rreth 50%. A - Institucionet sociale që ofrojnë shërbime për fëmijë Në institucionet e përkujdesit shoqëror trajtohen:

fëmijë jetimë,

fëmijë të braktisur dhe fëmijë që vijnë nga familje me probleme social-ekonomike.

Qëllimi kryesor i funksionimit të institucioneve të përkujdesit shoqëror për fëmijë është ofrimi i shërbimit në interesin më të lartë të fëmijës, në përputhje me mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të tyre. Synimet kryesore të veprimtarisë së institucioneve janë:

Parandalimi i braktisjes;

Rikthimi i fëmijëve që jetojnë në institucione pranë familjeve biologjike.

Ndjekja e proçedurave të birësimit;

Zbatimi i kujdestarisë;

Përmirësimi i shërbimeve të përkujdesit social.

B- Institucionet e shërbimeve shoqërore që ofrojnë shërbime për personat me aftësi të kufizuara (ku hyjnë edhe fëmijë me aftësi të kufizuara) Objektivi kryesor i punës në institucioneve është: rehabilitimi, arsimimi, integrimi i klientëve në komunitet. Janë 14 Qendra Zhvillimi dhe Rehabilitimi Rezidenciale dhe Ditore Publike dhe 21 jopublike në të cilat numri i perfituesve eshte rreth 1000. Vihet re ulje e numrit te perfituesve qe marrin sherbime rezidenciale dhe rritje atyre qe marrin shërbime komunitare. Kjo si rezultat i reformes se de-institucionalizimit te sherbimeve te ofruara ne qendrat rezidenciale. Gjithashtu, vihet re se sherbimi ndaj kesaj kategorie po profiliziohet drejt sherbimeve komunitare, ku perfituesit marrin sherbim ditor dhe me pas kthehen ne familjet e tyre, pasi familja është institucion i pazëvendësueshëm për individin. Buxheti Për vitin 2010 për institucionet publike rezidenciale e Ditore janë planifikuar nga buxheti i shtetit 375,160 milion lekë. Decentralizimi Në mbështetje të ligjit të decentralizimit ka përfunduar proçesi decentralizimit ku janë transferuar 17 qendra të shërbimeve rezidenciale dhe ditore në varësi të njësive të qeverisjes vendore, të cilat marrin role dhe funksione të reja në administrimin e institucioneve të përkujdesit shoqëror. Në zbatim të ligjit “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” Shërbimi Social Shtetëror administron në nivel kombëtar institucionet rezidenciale në të cilat përfitojnë shërbime rastet emergjente, që vijnë nga rajone që ende nuk kanë ngritur shërbime. Qendra Kombëtare janë:

Qendra Kombëtare Pritëse e Viktimave të Trafikimit,

Qendra e Zhvillimit, Durrës

Shtëpia e Foshnjës, Tiranë

Shtëpia e Fëmijëve parashkollorë, Shkodër

Shtëpia e fëmijës, Tiranë

Shtëpia e të Moshuarve Tiranë

Qendra Polivalente Rezidenciale Poliçan

De-institucionalizimi De-institucionalizimi i shërbimeve shoqërore në thelb, është proces lëvizjeje nga shërbime shoqërore rezidenciale në shërbime komunitare. Ky proces mbështetet në: Parandalimin e pranimeve, qëndrimeve të panevojshme në institucione rezidenciale.

Sigurimin e alternativave të tjera për strehimin, trajtimin, edukimin dhe rehabilitimin e individëve që nuk kanë të nevojshëm shërbimin rezidencial.

Përmirësimin e kushteve, përkujdesjes dhe trajtimit për ata që kanë nevojë për përkujdesje në qendrat rezidenciale;

Sigurimin që fëmijët të vendosen në institucionet rezidenciale për një kohë sa më të shkurtër.

Reformimi i shërbimeve gjatë proçesit të deinstitucionalizimit përfshin: Kthimin e fëmijeve të institucionalizuar në familjen biologjike (ose personat kujdestare/te afermit)

Biresimi vendas dhe ndërkombetar

Vendosja e femijeve ne kujdestari (Foster care)

Në institucionet e përkujdesit shoqëror për fëmijë kanë filluar të zbatohen tipologjitë e reja të shërbimeve tip shtëpi-familje: Në Shtëpinë e Foshnjës, Durrës, 0-3 vjec.

Shtëpinë e Fëmijës, Shkodër, 0-6 vjeç

Shtëpinë e fëmijës 3-6 vjeç, Shkodër

Shtëpinë e fëmijës 6-15 vjeç, Shkodër dhe Sarande

Gjithashtu, tipologji të reja shërbimesh shtëpi familje ofrohen edhe për fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuar si Shkodër, Berat etj. Shërbimi i kujdestarisë, me gjithë dispozitat parashikuese në Kodin e Familjes mbetet ende një alternative e pazhvilluar në Shqiperi. MPCSSHB, ne zbatim te akteve ligjore baze ka hartuar nje dokument strategjik per nxitjen e shërbimit te kujdestarise per femijet pa kujdes prindëror (Ligji i Kujdestarise) qe pritet te miratohet nga Kuvendi. UNICEF-i ne bashkepunim me strukturat po implementon zbatimin e kujdestarise se perkoheshme (Projekt pilot) ne Tirane dhe Shkoder per 80 femije, ne familjet me kujdestari te perkohshme. Ngritja e shërbimeve të reja shoqërore në komunitet dhe përgjegjësia e pushtetit vendor Në bazë të kompetencave dhe përgjegjësive që percakton Ligji nr. 9355, dt. 10.03.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, njësitë e qeverisjes vendore identifikojnë nevojat dhe, në përputhje me to, ngrejnë lloje të reja shërbimesh shoqërore. Megjithëse bashkitë me të ardhura më të mëdha kanë më shumë mundësi për të ngritur dhe mbështetur shërbime sociale, kjo nuk është realizuar me shumë efektivitet. Konkretisht në Bashkinë e Tiranës funksionon vetëm një Qendër komunitare për fëmijet me aftësi të kufizuar dhe të moshuar dhe në Bashkinë e Durrësit një qendër ditore për të moshuarit. Ndërsa për bashkitë në zona të largëta dhe me infrastrukturë të varfër, që kanë më pak të ardhura, buxheti i shtetit, nëpërmjet MPÇSSHB, i ka mbështetur me fonde për të siguruar ofrimin e shërbimeve sociale bazë. Janë ngritur me iniciativën e njësive të qeverisjes vendore dhe mbështetjen e buxhetit të shtetit qendrat:

Balash në Elbasan, që ofron shërbime ditore për personat me aftësi të kufizuar.

Qendra ditore për fëmijët me aftësi të kufizuar, Kukës e Kuçovë.

Shtëpi-familje për personat me aftësi të kufizuar në Berat.

Vështiresite e hasura gjatë procesit të decentralizimit dhe deinstitucionalizimit Pushteti Vendor ende nuk është përfshirë në ushtrimin e përgjegjësive për administrimin efektiv dhe monitorimin e institucioneve të transferuara atij;

Pushteti Vendor, për shkak të kapacieteve të pamjaftueshme dhe mundësive të kufizuara financiare, nuk i përgjigjet kërkesave për ngritjen e shërbimeve të reja në përputhje me dinamikën e nevojave të personave vulnerabël. Sic rezulton gjatë kësaj periudhe nuk ka shërbime te reja të ngritura për fëmijë nga pushteti vendor;

Decentralizimi i kompetencave drejt pushtetit vendor nënkupton marrjen e përgjegjësive edhe në drejtim të vlerësimit të nevojave dhe komisionimin e përfituesve. Janë ngritur Komisione Vlerësimi në 7 qarqe të vendit, por ende jo në disa Qarqe të rëndësishme si, Tiranë, Durrës, Berat, etj.

Konstatohet nevoja e krijimit të strukturave të vecanta në lidhje me mbrojtjen, referimin dhe monitorimin e situatës sociale të fëmijëve në nivel vendor;

Lëvizjet e shpeshta të personelit dhe drejtuesve në institucionet e përkujdesit publik ndikojnë në perfomancën e punës sociale dhe nivelin e shërbimeve të ofruara në institucionet e përkujdesit social;

Institucionet e transferuara, përgjithësisht, nuk mbështeten dhe financohen nga pushteti vendor.

(*) Fjala e mbajtur në Komisionin parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, në të cilin raportoi rreth gjendjes aktuale të institucioneve të përkujdesit social, arritjeve dhe sfidave për përmirësimin dhe transformimin e sistemit

KOMENTE