Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama letër Barrosos: Heqja e vizave nuk duhet të varet nga mungesa e transparencës
English

Rama letër Barrosos: Heqja e vizave nuk duhet të varet nga mungesa e transparencës

Tirane, 27 maj, NOA – “Lejomëni t'Ju lutem zoti President që lëvizja e lirë e shqiptarëve të mos varet a lidhet në asnjë mënyrë me çfarëdo problemi që Shqipëria sot ka për shkak të mungesës së transparencës dhe të kushtetutshmërisë në një sërë aspektesh të administrimit të punëve të vendit, duke filluar nga vetë parlamenti ku këto mungesa themelore fatkeqësisht ndeshen rëndom”.

Ky është thelbi i letrës që Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i ka dërguar sot Presidentit të Komisionit Europian Hose Manuel Barroso.

Kreu i PS-së e vlerëson si një lajm të mirë vendimin e KE-së për rekomandimin për heqjen e vizave.

Nga ana tjetër Rama shton se Partia socialiste, apelin për heqjen e regjimit të vizave e për moskushtëzimin e këtij procesi e ka bërë që më parë.

Rama përmend dhe rezolutën e miratuar në Kuvend dhe deklaron se vendi duhet të arrijë përmbushjen e standardeve për liberalizimin e vizave.

m.xh/NOA

KOMENTE