Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ruli: Konkurueshmeria Faktor I Rendesishem Per Zhvillimin E Bujqesise
English

Ruli: Konkurueshmeria Faktor I Rendesishem Per Zhvillimin E Bujqesise

-USAID, prezanton "Programin e Zhvillimit të Lidershipit dhe Ekzekutivit në Industrinë Ushqimore"- TIRANE, 27 Maj /ATSH-E.Xhajanka/- Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Genc Ruli, deklaroi se "konkurueshmëria është një faktor i rëndësishëm për zhvillimin e bujqësisë dhe rritjen e prezencës së mallrave made in albania në tregjet e huaja. Ministri Ruli i pranishëm në takimin e organizuar sot në Tiranë, nga USAID ku u prezantua "Projekti për Zhvillimin e Lidershipit dhe Ekzekutivit në Industrinë Ushqimore", tha se "Bashkëpunimi dhe zhvillimi i bujqësisë intensive bazuar në inovacione është rruga drejt zhvillimit të bujqësisë shqiptare: niveli relativisht i ulët i konkurrencës së prodhimeve bujqësore shqiptare po na pengon depërtimin në tregjet me vlerë të lartë". Ai gjithashtu inkurajoi sipërmarrësit shqiptarë të investojnë në bujqësi, sidomos në sferën e eksporteve, e cila jo vetëm që do të rezultojë në sipërmarrje fitimprurëse, por gjithashtu do të asistojë hyrjen e Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare. Ndërsa Drejtori i programit për konkurueshmërinë AAC/USAID, Juan Estrada-Valle theksoi se: "Programi i Zhvillimit të Lidershipit dhe Ekzekutivit në Industrinë e Ushqimit përbën një mundësi për sipërmarrësit që aktualisht operojnë në sektorë të tjerë të ekonomisë, për të përfituar njohuri rreth tregjeve ndërkombëtare agro-ushqimore dhe për të hyrë të parët në biznesin shqiptar të agro-eksporteve". Eshtë një iniciativë që synon të nxisë investimet në tregtinë bujqësore, nënvizoi ai. Veprimtaria u ndoq nga më shumë se 100 investitorë shqiptarë dhe të huaj. Programi i Zhvillimit të Lidershipit dhe Ekzekutivit në Industrinë e Ushqimit do të zhvillohet në Shtator të vitit 2010-të dhe përmban seanca trajnimi intensive nga liderë globale të industrisë agro-ushqimore, i ndjekur dhe nga një vizitë studimore në kompanitë më të mëdha të zinxhirit të shitjeve me shumicë dhe pakicë në Bashkimin Evropian. Programi AAC është kontribut i USAID-it për zhvillimin e bujqësisë shqiptare dhe bazohet mbi qasjen e zinxhirit të vlerave për të përmirësuar aftësinë konkurruese të fermave dhe të kompanive dhe për t'u mundësuar atyre shfrytëzimin e përfitimeve që rrjedhin nga globalizimi i tregjeve agro-ushqimore. Ky program vjen si përgjigje e USAID-it përkundrejt prezencës së një numri relativisht të vogël kompanish shqiptare të angazhuara në tregtinë e produkteve bujqësore, që kufizon mundësitë e Shqipërisë për të kapur një pjesë më të madhe të tregut rajonal dhe ndërkombëtar. Programi për zhvillimin e Lidershipit dhe Ekzekutivit të Industrisë Ushqimore synon t'i japë shtysë investimeve në bujqësi, sidomos për tregtimin e mallrave bujqësore, të ndërtojë një brez të qëndrueshëm të rinjsh, energjik dhe sipërmarrës të aftë, qe të udhëheqin eksplorimin dhe depërtimin e tregjeve të reja të produkteve bujqësore dhe të rrisë numrin e kompanive tregtare, duke krijuar kështu kërkesë për produkte të fruta-perimeve me vlerë të lartë për të përmirësuar ekonominë rurale dhe nxitur rritjen ekonomike. /a.gj/
KOMENTE