Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shba - Shtresa E Naftës: Fluksi I Naftës Vlerësohet Në Rreth Tre Milionë Litra Në Ditë
English

Shba - Shtresa E Naftës: Fluksi I Naftës Vlerësohet Në Rreth Tre Milionë Litra Në Ditë

NJU ORLINS, 27 maj /ATSH-AFP/ - Nafta rrodhi me një ritëm prej dy deri tre milionë litra në ditë që prej shfaqjes së shtresës së naftës në Gjirin e Meksikës, ose tre deri katër herë më tepër nga sa është vlerësuar deri tani, pranoi sot një panel ekspertësh të mandatuar nga administrata amerikane. Marcia McNutt, zyrtarja e Institutit gjeologjik amerikan USGS e cila drejtoi këtë panel, njoftoi se këto vlerësime janë rezultat i konkluzioneve të dy ekipeve që kanë përdorur metoda të ndryshme llogaritjeje. "Vlerësimi i fluksit është 12 000 fuçi naftë në ditë ose dy milionë litra dhe ky fluks mund të shkojë deri në 19 000 fuçi në ditë ose 3 milionë litra në ditë", bën të ditur zyrtarja. Deri tani, autoritetet dhe BP-ja, kompania që shfrytëzonte platformën shkaktare të shtresës së naftës, janë shprehur se 800 000 litra rridhnin çdo ditë nga 1 500 metra thellësi. Megjithatë, disa ekspertë kanë theksuar se këto vlerësime ishin me të vërtetë shumë larg së vërtetës. Rojat bregdetare njoftuan sot se BP-ja arriti ta ndalonte rrjedhjen e naftës, por kompania e naftës pritet akoma të çimentojë pusin për të garantuar këtë sukses. Sipas vlerësimeve të reja, nga 70 deri 110 milionë litra naftë mendohet të kenë rrjedhur në Gjirin e Meksikës që prej shpërthimit të platformës përpara 37 ditësh. Gjatë katastrofës së Exxon Valdezit në afërsi të Alaskës në vitin 1989, shtresa më e madhe e naftës në Amerikë, 11 milionë naftë bruto janë derdhur në det. /I.Pu.
KOMENTE