Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Soft News - Ku Jetohet Më Mirë? Në Vjenë!
English

Soft News - Ku Jetohet Më Mirë? Në Vjenë!

NJU JORK, 27 maj /ATSH-MIA/ - Vjena është qyteti me standardin më të lartë të mirëqenies në botë, ndërkohë që Bagdadi është i fundit, ndërsa Nju Jorku dhe Parisi janë në pozita mesatare, tregoi raporti vjetor i firmës private konsultative "Merser". Sipas studimit, pesë qytetet ku jetohet më së miri janë Vjena, Zyrihu, Gjeneva, Vankuveri dhe Oklandi. Parisi është në vendin e 34-t, Londra në vendin e 39-të, ndërsa Nju-Jorku në të 49-in. Studimi bazohet në kriteret e stabilitetit politik, sigurinë, shërbimet nga shëndetësia deri te transporti dhe bankat, arti, spektaklet dhe jeta e natës. Kritere të tjera janë arsimimi, liria e lëvizjes dhe e shprehjes si dhe gjendja e mjedisit. Sipas këtyre kritereve Zvicra dhe Gjermania kanë nga tre qytete në dhjetëshen e parë. Në Evropë gjendja paraqitet e rëndë në Athinë, që zë vendin e 75-të. Në Azi më dobët përfaqësohet Daka në vendin e 206-të dhe ish-qytetet sovjetike, Bishkeku në vendin e 209-të dhe Dushanbe në vendin e 210-të. I fundit është Bagdadi në vendin 221-të./ a.jor.
KOMENTE