English

Sport-Basketboll/ Flamurtari Kampion I Shqipërisë Në Basketboll Për Femra

TIRANË, 27 Maj /ATSH- Gjergji Mima/. - Flamurtari fitoi mbrëmë në pallatin e sportit "Asllan Rusi" 77-74 me Apoloninë në finalen e katërt të "play-ofit", duke u shpallur kampion i Shqipërisë për femra për të 6-in sezon radhazi. Një fitore shumë e vështirë e arritur vetëm në sekondat e fundit, pasi ishin fieraket ato që udhëhoqën gjatë gjithë takimit, por gabuan në disa raste në momentet e fundit. Në takimet e mëparshme Apolonia ka fituar 77-63 në të parin, Flamurati fitoi 83-73 në ndeshjen e dytë dhe 77-66 në takimin e tretë. Kjo ishte ndeshja e katërt që mbylli serinë e ndeshjeve të "play-ofit" 3-1 për Flamurtarin. Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari dhe Sekretari i Përgjithshëm, Korab Llazani, i dorëzuan kupën dhe medaljet për t'ia lënë stafetën festës së kampionëve në fuqi. /a.ke/
KOMENTE