English

Contento zgjat kontratën me Bajernin

Gjermani, 28 maj NOA - Mbrojtësi i krahut i skuadrës së Bajernit të Munihut ka zgjatur kontratën e tij me këtë ekip.

Vetë lojtari kishte deklaruar se ndihej mjaft mirë në këtë klub dhe për këtë arsye ai zgjati kontratën e tij deri në vitin 2013 me kampionët e Gjermanisë dhe finalisten e Ligës së Kampionëve.

Contento, 20 vjeç ka lindur në Itali dhe është një lojtar tepër premtues ku në sezonin e këtij viti ai kaloi në skuadrën e parë duke qenë pjesë e formacionit të parë të teknikut Van Gaal.

r.b/NOA

KOMENTE