Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Duhanpirja - Më Tepër Kujdes Me Fëmijët Dhe Adoleshentët
English

Duhanpirja - Më Tepër Kujdes Me Fëmijët Dhe Adoleshentët

TIRANË, 28 Maj/ATSH-Eriola Çuko/ - E nisin duhanin mes shokësh, që të duken më të mëdhenj e të pjekur, por ndonjëherë edhe si shenjë revolte ndaj të tjerëve, mësues, prindër, etj. "E nisëm duhanin mes shokësh, ndërsa tani vazhdoj ta pij rregullisht", thotë Gledi, një djalë 18 vjeçar nga Tirana. Në shoqërinë e tij pothuajse të gjithë pijnë duhan, na tregon ai. E teksa e pyes nëse është i vetëdijshëm për dëmet nga duhani, Gledi përgjigjet se ka dëgjuar shumë për to, por "ka rreziqe edhe më të mëdha sesa duhani". Të rinjtë dhe adoleshentët mendojnë se "duhani është më pak i dëmshëm se veset e tjerë. Një paketë cigare nuk sjell ndonjë dëm të madh". Nisur nga kjo, specialistët e shëndetit publik sqarojnë se "të rinjtë nuk e kanë të qartë sesa do të 'harxhonin', duke blerë për ditë nga 1 ose 2 paketa". "Shpesh fëmijët imitojnë të rriturit, duke filluar sidomos në vitet e para të adoleshencës (12 deri në 13 vjeç) të pijnë duhan dhe kjo sepse në këtë moshë ata nuk janë as të informuar dhe as në gjendje të imagjinojnë rreziqet që u kanosen nga duhani", thonë specialistët. Të rinjtë e shkollave 9 vjeçare përgjithësisht nuk paraqesin probleme, por shqetësues mbetet ky fenomen tek të rinjtë e shkollave të mesme. Sipas specialistëve, në këtë periudhë ata kalojnë nga shkolla nëntëvjeçare në shkollë të mesme, në të cilën adoleshentët konsiderohen si pjesa më e re e të rinjve. Kjo gjë i shtyn ata që të identifikojnë veten me të rinjtë e tjerë, duke filluar të provojnë ato gjëra që bëjnë më të rriturit se ata. "Të rinjtë e shkollave 9 vjeçare janë të paprekur nga duhanpirja (prevalenca rreth 1 %) dhe ata vetëm eksperimentojnë", tha për ATSH-në Alban Ylli, drejtor i Institutit të Shëndetit Publik. Por, të rinjtë e shkollave të mesme kanë filluar të japin sinjale për problem të duhanpirjes tek ta. Tek gjimnazet, 15-19 vjeçarët, kanë filluar problemet dhe prevalenca tek ta arrin në rreth 17 %, çka është shqetësuese", shton ai. Por, ndodh shpesh që fëmijët dhe adoleshentët bëhen pre e joshjes nga njerëz të ndryshëm, të interesuar për shitjen e duhanit, pa menduar sa i rrezikshëm është për jetën e tyre. Në këtë grup, sipas specialistëve, hyjnë për fat të keq edhe disa nga prindërit, mësuesit dhe të tjerë që pijnë duhan në sy të fëmijëve, sidomos në shtëpi, në familje. Të dhënat nga ISHP tregojnë se mbi 8 në 10 nxënës jetojnë në shtëpi ku të tjerët pijnë duhan në praninë e tyre, 9 në 10 janë të ekspozuar nga duhanpirja në vendet publike, ndërsa pothuajse gjysma e nxënësve kanë prindër duhanpirës. Edhe mësuesit e shkollave nga ana e tyre kërkojnë më tepër bashkëpunim me familjet për të mbajtur larg duhanpirjes fëmijët, sidomos atë kategori të cilësuar si "e gatshme për t'u rekrutuar si duhanpirës". Pa shmangur përgjegjësinë, mësuesit thonë se përpiqen t'i mbajnë nxënësit larg duhanit, por mbetet shumë për t'u bërë në familje. "Nxënësit respektojnë rregulloren, duke mos pirë duhan në ambientet e shkollës dhe gjatë orarit mësimor", shprehen ata. Sipas të dhënave të OBSH-së, në Shqipëri në çdo katër persona duhanpirës, në tre prej tyre prindi (babai) ka pirë duhan, gjë që tregon se një adoleshent është shumë i prirur për t'u bërë duhanpirës në qoftë se prindërit e tij janë përdorues të rregullt të duhanit. Ndërkohë, pavarësisht se "duhani i pirë sot nuk paraqet dëme tek të rinjtë", specialistët dhe vetë të rinjtë përcollën sot mesazhe të fokusuara kryesisht në faktin se "duhani vret të ardhmen". "Duhani është vrasës i madh, ndaj ne duhet t'i themi jo atij", tha ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, duke iu drejtuar të rinjve. "Problemi është që sëmundjet kardivaskulare dhe ato kancerogjene në Shqipëri janë të larta dhe mund të pritet që ato të rriten nëse do të ketë tendenca të rritjes së duhanpirjes. Ne nuk duam të luftojmë këto sëmundje me më shumë skanera, teknologji, etj, por duke parandaluar që në këtë moshë", tha më tej Ylli. Kështu, sipas tij, më shumë se gjysma (60-70 %) e personave 40 vjeçarë thonë që kanë tentuar ta lënë duhanin, gjatë vitit të fundit, ndaj dhe fokusi janë të rinjtë. Agimi, një 42 vjeçar thotë se ka tentuar ta lërë duhanin, madje e ka lënë për rreth 2 vite, por përsëri e ka nisur. E po të njëjtën fakt pohon dhe Elio, një 23 vjeçar, i cili thotë se e ka lënë duhanin për 6 muaj, por e nisi përsëri pa e kuptuar.... Në vendin tonë, rreth 85 % e duhanpirësve fillojnë të pijnë duhan para moshës 18 vjeç. Ndërsa në botë, sipas OBSH-së, bëhen çdo ditë duhanpirës rreth 80 000 deri 110 000 të rinj dhe fëmijë më të rritur. - Fushatat senbilizuese - Nga OBSH vijnë rekomandimet se me fëmijët dhe adoleshentët duhet ushtruar një kujdes i veçantë nga prindërit, mësuesit, organizatat jo qeveritare, duke i përfshirë ata edhe në programe shtetërore të edukimit të popullatës. "E gjithë fushata jonë, e cila kulmoi sot në një aktivitet rinor, ishte e fokusuar tek trajnimi i të rinjve për të punuar me të rinjtë. Janë identifikuar të rinjtë e përshtatshëm, të cilët janë trajnuar dhe ata ushtrojnë influencën e tyre nëpërmjet stilit të tyre të jetesës, apo teknika të tjera, tek të rinjtë", sqaron Ylli. Sipas tij, aktivitetet, në kuadër të fushatës "Rini e shëndetshme pa duhan e alkool", që janë shtrirë në të gjithë vendin gjatë një periudhe 3 mujore, duket se kanë dhënë rezultatet e para pozitive. "Në shkolla janë ngritur grupet rinore të punës që do të mbajnë 'ndezur' situatën kundër këtyre sjelljeve jo të shëndetshme për rininë. Metoda e përzgjedhur për arritjen e objektivave të kësaj pune është ajo e peers-ave, pra të rinjtë punojnë me të rinjtë, bindin njeri-tjetrin, dhe japin modele të shëndetshme për moshatarët", sqaron ai. Ndërsa, gjatë muajve që vijnë fushata do të jetë e fokusuar në mesazhin që duhani nuk është më në modë dhe të rinjtë nuk kanë arsye të kopjojnë një sjellje të tillë. /s.s./
KOMENTE