English

Gjermani - Situatë E Rënduar Përmbytjesh Nga Dalja E Lumit Older

BERLIN, 28 maj /ATSH-AFP/ - Situata mbetet e rënduar në frontin e përbytjeve si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Oder në rajonin gjerman të Brandeburgut pas përmbytjeve që kanë shkatërruar Poloninë fqinje ditët e fundit. Niveli i ujrave në Oder arriti në 6,3 metra sot në mëngjes në komunën Ratzdorf në kufirin gjermano-polak, sipas qendrës së parashikimeve në Frankfurt. Përmbytjet në Poloni si pasojë e vërshimeve të lumenjve Vistula dhe Older, kanë shkaktuar të paktën 15 të vdekur. Qindra mijëra hektarë janë përmbytur nga vërshimi i lumenjve Vistula dhe Oder. Disa diga janë çarë tashmë sidomos pranë Sandomierzit (në juglindje) dhe Plock-ut (në qendër), duke shkaktuar përmbytjen e disa lokaliteteve./ /ec/ a.jor.
KOMENTE