Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Interpoli Nuk Ka Dijeni Për Një Kërkesë Të Tajlandës Për Arrestimin E Thaksinit
English

Interpoli Nuk Ka Dijeni Për Një Kërkesë Të Tajlandës Për Arrestimin E Thaksinit

LION (Francë), 28 maj /ATSH-AFP/ - Organizata ndërkombëtare policore Interpol njoftoi sot se nuk ka "dijeni" për një kërkesë të qeverisë tajlandeze për bashkëpunim me të në arrestimin e ish-kryeministrit në mërgim Thaksin Shinawatra, ndaj të cilit është lëshuar një mandatarresti për terrorizëm. Gjatë një konference shtypi në Budva, në Malin e Zi, sekretari i përgjithshëm i Interpolit, Ronald Noble, u shpreh se nuk ka "dijeni që një kërkesë e tillë të jetë bërë zyrtarisht nga Tajlanda", njofton organizata me bazë në Lion. Nëse një kërkesë e tillë do të ishte paraqitur nga Bangkoku, "ajo do të ishte përfshirë në procedurën normale dhe do të shqyrhej nga shërbimi ynë juridik", shtoi kreu i Interpolit. Por, statuset e organizatës nuk lejojnë që ajo t'u kërkojë vendeve të saj anëtare një arrestim "me karakter politik", shtoi një zëdhënës i Interpolit për AFP-në. Qeveria tajlandeze njoftoi dje se i ka dërguar "një kërkesë Interpolit që të publikojë një njoftim urgjent ku thuhet se Thaksin kërkohet për terrorizëm në Tajlandë", njoftoi zëvendëskryeministri, Suthep Thaugsuban. "Kështu, cilido vend që ka dijeni për këto ngjarje dhe veprime mund ta njoftojë Tajlandën, e cila mund të fillojë procedurën e ekstradimit", i bëri të ditur ai shtypit. Pushteti e kritikon Thaksinin, në pushtet që prej vitit 2001 deri në rrëzimin nga një grusht ushtarak shteti në vitin 2006, se ka nxitur "këmishëkuqtë" për dhunë dhe se ka financuar protestat e manifestuesve antiqeveritarë të cilët pushtuan qendrën e Bangkokut për disa javë. Ish-kryeministri, i cili jeton në mërgim që prej vitit 2008 për t'i shpëtuar një dënimi me dy vjet burg për shpërdorim fondesh, është shprehur se ky mandatarrest është "i padrejtë" dhe "me motive politike". Avokatët e tij i kanë kërkuar drejtësisë ta anulojë atë. /I.Pu.
KOMENTE