English

Kampionati Europian i Futbollit 2016 -UEFA vendos sot vendin mikpritës

Tiranë, 28 Maj, NOA – Pas Austrisë dhe Zvicrës që pritën kampionatin e fundit europian të futbollit në 2008-ën, dhe Polonisë dhe Ukrahinës që do të presin atë të vitit 2012, sot futbolli europian pret të mësojë vendin ku do të mbahet Kampionati Europian i Futbollit i vitit 2016.

Tashmë nga Gjeneva, Lidhja e Shoqatave Europiane të Futbollit UEFA hedh shortin për të zbuluar vendin fitues, apo vendet, që do të presin për herë të parë në një kampionat europian plot 24 ekipe, dhe jo 16 sa janë ndeshur në finalet e europianit të futbollit deri më tash.

Në katërshe do të luajnë gjashtë grupe, ndërsa në gjashtëmbëdhjetëshe do të kualifikohen dy skuadrat më të mira në grup, mandej edhe katër vendet e treta më të mira.

Në tetëshe pas çdo sfide njëra skuadër do të eliminohet.

Vendi mikpritës i kampionati kualifikohet automatikisht në finalet e Europianit në verë të 2016-ës.

23 skuadrat e tjera përcaktohen në ndeshjet eliminatore në grupe, që do të zhvillohen nga gushti i 2014-ës deri në nëntor 2015-ës.

Franca, Italia dhe Turqia janë kandidatët për vendmbajtjen e ngjarjes më të rëndësishme të futbollit europian.

Pas 18 vjetësh, që Franca mikpriti kampionatin Botëror të Futbollit ku dhe triumfoi në ndeshjen me Italinë, Franca pret të jetë mikpritësja e Kampionatit Europian të 2016-ës, pas atij të 1984-ës dhe 1960-ës, organizatore e të cilëve ishte Franca.

Shteti Francez do ta mbështesë kandidaturën për Europianin 2016 me 100 milionë euro, që do të investohen për rindërtimin dhe rinovimin e stadiumeve.

Qeveria italiane do të investojë me ndihmën e sipërmarrjeve private rreth 700 milionë euro, ndërsa Turqia 920 milionë euro në stadiume të reja.

mit/NOA
KOMENTE