Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri Berisha Peruron Sot Disa Vepra Publike Në Berat
English

Kryeministri Berisha Peruron Sot Disa Vepra Publike Në Berat

BERAT, 28 Maj/ATSH-Flora Nikolla/- Kryeministri Sali Berisha do të përurojë sot paradite një sërë veprash publike në zonën e Beratit, një nga më të rëndësishmet sa i takon prodhimeve bujqësore dhe e dalluar për traditat e saj në kulturë dhe histori. Kreu i qeverisë do të përurojë përfundimin e rikonstruksionit të shkollës së mesme Lapardha, një nga zonat e dalluara në prodhimin e kulturave bujqësore si grurë, misër dhe fruta. Më pas z. Berisha do të inagurojë rikonstruksionin e rrugës "Pal Golemi" në Berat, me vlerë 340 milion lekë të vjetra nga fondi i Ministrisë së Brenshme, rrugë që ka përfunduar pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Në Mbreshtan kryeministri do të marrë pjesë në inagurimin e përfundimit të punimeve asfaltimin e rrugës Ura e Goricës-Mbreshtan dhe fillimin e punimeve për rrugën Mbreshtan-Sinjë./a.s//n.m/
KOMENTE