English

Sport-Futboll/ Franca Organizatore E Kampionatit Evropian 2016

TIRANË, 28 Maj /ATSH- Gjergji Mima/ - Franca, rivalja e Shqipërisë në eleminatoret e Euro 2012, do të jetë organizuese e kampionatit Evropian të futbollit në vitin 2016. Lajmi është bërë i ditur sot nga presidenti i UEFA-s, Mishel Platini. Në mbedhjen e UEFA-s në Gjenevë ishte i pranishëm edhe presidenti francez, Nikolas Sarkozi, për ta mbështetur ofertën e vendit të tij. Franca deri tani ka qenë organizuese e dy kampionateve botëtore. Kandidatë serioze për organizimin e kampionatit Euro 2016 ishin edhe Italia dhe Turqia. Ndërkohe, në mbledhjen e sotme të UEFA-s u vendos që në eleminatoret e Kampionatit Evropian 2012 si dhe në ndeshjet e sezonit të ardhshëm të Ligës së Kampioneve, do të përfshijnë dhe dy arbitra anësorë shtesë. Sistemi i ri i UEFA-s parasheh dy arbitra që do të qëndrojnë pas çdo porte, të cilët do të ndihmojnë arbitrat në fushë për të përcaktuar saktësisht zonën e penalltisë, apo rastet kur topi shkel vijën. Sistemi i ri mund të përqafohet nga kampionatet kombëtare mbi baza vullnetare. Në eleminatoret e Kampionatit Evropian 2012, Shqipëria do të jetë në grupin D së bashku me Francën, Rumanin, Bosnjen, Bjellorusinë dhe Luksemburgun. /a.ke/
KOMENTE