English

Topalli: Propozimi I Ke-Së Për Vizat, Fryt I Punës Titanike Të Qeverisë

TIRANE, 28 Maj/ATSH-Erla Gjikolli/.- "Propozimi i KE-së, që shqiptarët të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen, është fryt i punës titanike të qeverisë" u shpreh sot për mediat, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli pas një takimi me studendë të Universitetit jopublik UFO në Tiranë. Pasi uroi të rinjtë dhe të gjithë shqiptarët për këtë arritje, Topalli e vlerësoi propozimin e KE-së për udhëtimin pa viza për Shqipërinë si "vendimin më të rëndësishëm, lajmin më të mirëpritur dhe më të bukur që ne shqiptarët kemi pasur në historin e tonë, një vend që ka qënë një shekull i izoluar". Ajo e konsideroi rekomandimin e miratuar nga Kolegji i Komisionerëve për liberalizimin e vizave për Shqipërinë, "një hap që çon vendin më pranë Bashkimit Europian". "Unë, në jetën time politike, por jo vetëm, nuk e kam ndjerë veten më krenare", u shpreh Topalli, ndërsa kujtoi se gjatë dy viteve të fundit janë marrë vendime të jashtëzakonshme për Shqipërinë, që nga antarësimi në NATO, dorëzimi i aplikimi për kerkesën e statusit për vendin kandidat në BE dhe dorëzimi i përgjigjejeve të Pyetësorit. Vendimi i djeshëm i KE-së, i bërë publik nga Komisionerja për Çështjet e Brendshme në Komisionin Europian, Cecilia Malstrom, tha Topalli "është fryti i një pune titanike të Qeverisë, Paralamentit, i cili në këto muaj në komisionet e tij, ka bërë një punë më të madhe se anjëherë tjetër". Sipas saj miratimi i ligjeve themelore si: Ligji i Antimafias, ligji "Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të Drejtësisë, marrëveshja me të huajt për çështjet penale, ligji "Për mbrojtjen dhe lufta kundër diskriminit", ligji "Për moratoriumin e skavefe", etj, janë garancitë, që bënë të mundur lajmin e madh nga KE. Duke iu referuar mospjesëmarrjes së deputetëve në Kuvend, Topalli shprehu "keqardhjen që kolegët nuk kanë bashkëpunuar për të qënë pjesë e këtij kontributi". Në fund të takimit me studendët e juridikut në Universitetin jopublik UFO në Tiranë, Topalli i ftoi të rinjtë që të pasurojnë praktikën e tyre profesionale, duke ndjekur seancat dhe komsionet parlamentare. Kolegji i Komisionerëve te KE miratoi pardje propozimin që u mundëson shtetasve të Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës të udhëtojnë me pasaportat e tyre biometrike drejt vendeve të hapësirës Shengen, pa patur nevojë për vizë. Propozimi kushtëzohet me plotësimin e tre kërkesave të mbetura për t'u realizuar nga të dy vendet. Dje Komisionerja për Çështjet e Brendshme në Komisionin Europian, Cecilia Malstrom deklaroi në Bruksel, se pas rekomandimit të Kolegjit të Komisionerëve për heqjen e vizave, në verë do të vijnë në Tiranë ekspertët e KE-së për të monitoruar plotësimin e kritereve të paplotësuara deri tani nga pala shqiptare, në procesin e liberalizimit të vizave. Zyrtarja e KE-së e konsideroi rekomandimin e miratuar nga Kolegji për liberalizimin e vizave për Shqipërinë e Bosnjën, një hap të rëndësishëm dhe sipas saj, Komisioni është i vendosur të ecë përpara./n.m/
KOMENTE