Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Turqi - Reforma Kushtetuese Nis Shqyrtohet Nga Gjykata Më Tre Qershor
English

Turqi - Reforma Kushtetuese Nis Shqyrtohet Nga Gjykata Më Tre Qershor

ANKARA, 28 maj /ATSH-ANSA/ - Gjykata Kushtetuese turke do të fillojë më tre qershor të shqyrtojë kërkesën e 14 majit të partisë Republikane të Popullit për të bllokuar një reformë të Kushtetutës që është kërkuar nga partia Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e kryeministrit Tyyip Erdogan, njoftoi agjencia e lajmeve Anadolli duke cituar një deklaratë të presidentit të Gjykatës Kushtetuese, Hasim Kilic. Kërkesa për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese u nënshkrua nga 110 deputetë, 97 të partisë CHP, shtatë të pavarur, gjashtë të Partisë së majtës demokratike (DSP) dhe një i partisë Demokratike (DP) CHP është kundër reformës me argumentin se, nëse ajo do të aprovohet, AKP-ja do ta konsolidonte më shumë pushtetin në dëm të magjistraturës dhe të forcave të armatosura, këto të fundit tradicionalisht mbrojtësit e laicitetit të Shtetit turk, themeluar nga Qemal Ataturk. /e.v/
KOMENTE