English

Arrestohet pengmarrësi i dyshuar te Stacioni i Trenit

Tiranë, 29 maj, NOA Update – Një person ka marrë peng shitësen e një dyqani të një kompanie celularësh në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë. Për rreth 25 minuta policia ka negociuar me pengmarrësin dhe më pas ka bërë të mundur arrestimin e tij.

Pengmarrësi dyshohet se është një person rreth 25-30 vjeç dhe mendohet se është nga Shkodra.

Sipas informacioneve paraprake, personi që ka marrë peng shitësen ka hyrë në dyqan për të plotësuar një formular. Pas një debati me punonjësen e dyqanit ka nxjerrë pistoletën dhe e ka kërcënuar. Po sipas policisë pengmarrësi besohet se ka pasur probleme mendore.

Pas njoftimit për ngjarjen, forca të shumta policie kanë bërë rrethimin e zonës. Pas negociatave policia ka arritur të bindë të dyshuarin që të lirojë pengun dhe t'i dorëzohet prangave.

m.xh/NOA (Vijon...)

KOMENTE