Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BE: Tërheqim ndihmat nga Maqedonia, po s’u trajtuam si prioritet
English

BE: Tërheqim ndihmat nga Maqedonia, po s’u trajtuam si prioritet

Shkup, 29 Maj, NOA - Komisioni Evropian mund të shqyrtojë tërheqjen e resurseve financiare dhe njerëzore nga Maqedonia, në rast se Bashkimi Evropian nuk trajtohet si prioritet nga qeveria e këtij vendi.

Shqetësimi është shprehur tek disa media maqedonase, të cilat kanë cituar burime diplomatike pranë BE-së në Bruksel.

“Deklarata e kryeministrit se Bashkimi Evropian ka ndjenja të gabuara për përkushtimin evropian të Maqedonisë, Brukseli zyrtar ka kërkuar që qeveria në vepër të dëshmojë se çka do të fillojë të punojë në planin e reformave që duhet të jenë pjesë e vlerësimit të raportit të vjeshtës të KE-së për Maqedoninë. Brukseli seriozisht është i shqetësuar për gjyqësorin, korrupsionin, partizimin e administratës publike dhe kërcënimet ndaj mediave”, ka theksuar në diplomat i lartë euro-perëndimor.

Burimet diplomatike në Bruksel kanë theksuar për mediat maqedonase se pa kompromisin me grekët nuk ka anëtarësim në NATO dhe BE.

NOA-INA

KOMENTE