Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha në Berat, përuron rikonstruksionin e rrugës “Pal Golemi”
English

Berisha në Berat, përuron rikonstruksionin e rrugës “Pal Golemi”

Berat, 29 Maj, NOA – Kryeministri Berisha ka realizuar sot një vizitë në Berat, ku përuroi përfundimin e rikonstruksionit të rrugës “Pal Golemi”, investim i buxhetit të shtetit me vlerë rreth 40 milion lekë.

Duke u përshëndetur përzemërsisht me banorët e Beratit dhe duke i uruar për rrugën e re, ai i siguroi ata se qeveria do të bëjë çdo investim, për të modernizuar infrastrukturën e tij dhe rritur standardet, që ky qytet ta përfaqësojë me dinjitet Shqipërinë në botë.

“Ky është një investim i qeverisë në infrastrukturën e qytetit të Beratit, qytet, i cili u përjetësua me regjistrimin e tij në një nga 200 qendrat më të çmuara të trashëgimisë kulturore botërore. Kjo rrugë është një investim prej rreth 40 milion lekë, me ndriçim dhe trotuare, në një nga lagjet më të skajuara të qytetit. Jam sot, këtu për t’u angazhuar se qeveria do të bëjë të gjitha investimet në këtë qytet, që të përfaqësojë me dinjitetin më të madh Shqipërinë”, u shpreh kryeministri.

Më tej, ai u bëri apel qytetarëve të Beratit për të ruajtur dhe konsoliduar tiparet dhe vlerat që ky qytet mbart dhe përfaqëson.

“Jam këtu, gjithashtu, - u shpreh kryeministri - për t’ju bërë një thirrje më vëllazërore të gjithë qytetarëve të mrekullueshëm të këtij qyteti, që të bëjnë çdo përpjekje për mirëmbajtjen e tij, pasi vizitorë nga mbarë bota vijnë këtu dhe ne duhet të përfaqësohemi me standardet më të larta të mbrojtjes së mjedisit, të pastërtisë, të rregullit. Ndërtimi i Boshtit të Jugut do ta bëjë Beratin një qytet që do të ‘kapet’ nga turistët nga të gjitha drejtimet, nga Tirana, nga Saranda, nga Durrësi. Rëndësi të jashtëzakonshme ka që ky qytet, siç e lanë ata që e ndërtuan, me tiparet e tij, ku spikat bardhësia, e pastërta, e kthjellëta, ku spikat shpirti qytetar, t’i ruajë këto standarde në interesin më të mirë të tij”.

n.e/NOA

KOMENTE