English

Durres: Kushte Te Mira Atmosferike Dhe Detare

DURRES, 29 maj /ATSH-Gëzim Kabashi/. - Në rajonin detar të Durrësit sot do të mbizotëroje moti i kthjellët, ndërsa kushtet e mira detare do të mundësojnë lundrimin normal të trageteve, anijeve dhe motopeshkatoreve, bënë të ditur për ATSH-në burime zyrtare nga kapiteneria e portit. Pas 24 orëve me mot të paqëndrueshëm dhe me reshje lokale, ditën e shtunë në rajonin detar rikthehet moti i mirë, ndërsa era do të fryjë e lehtë nga veriperëndimi. Sipas të njejtave burime, tre tragetet e linjës Bari-Durrës që kanë lundruar gjatë natës nga porti italian, tashmë janë ankoruar në kalatat përkatëse të portit. Proçesi i ngarkimit dhe shkarkimit të anijeve me mallra dhe konteinerë do të vijojë pa probleme falë kushteve të mira metereologjike në rajonin e Durrësit, shtuan burimet e kapitenerisë. Mbi 35 motopeshkatore të sektorit të Durrësit kanë nisur përsëri gjuetinë në zonën nga grykëderdhja e lumit Seman në jug deri në atë të Bunës në veri, përfunduan burimet e kapitenerisë së portit më të madh të vendit. /a.ke/
KOMENTE