Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fishë Teknike/ Shqipëria: 7 Here Ne Eurosong
English

Fishë Teknike/ Shqipëria: 7 Here Ne Eurosong

TIRANË, 28 Maj/ ATSH- Suada Daci/- Për të shtaten herë Shqipëria merr pjesë në Festivalin Europian të Këngës "Eurosong", i cili po zhvillohet këtë vit në Oslo të Norvegjisë. Në këtë kompetecion të rëndësishëm muzikor europian vendi ynë përfaqësohet nga këngëtarja Juliana Pasha me këngën "It's all about you"( Nuk mundem pa ty), me muzikë të Ardit Gjebresë dhe me tekst të Pirro Çakos. Këngëtarët pjesëmarrës në "Eurosong" nga viti 2004-2010: - Për herë të parë Shqipëria mori pjesë në "Eurosong" në vitin 2004, në Stamboll të Turqisë, me këngëtaren Anjeza Shahini. Me këngën "Imazhi yt", e kompozitorit Edmond Zhulali, fituesja e edicionit të parë kompetitiv për të rinj "Ethet e së premtes mbrëma", Anjeza Shahini, pati një debutim të shkëlqyer në natën finale të Eurosongut, duke u renditur e shtata, dhe duke i dhënë Shqipërisë një vend të sigurt në finalen e "Eurosong" që do të zhvillohej vitin e ardhshëm në Kiev të Ukrainës. - Një vit më pas, në këtë festival prestigjioz Shqipëria u përfaqësua me këngëtaren Ledina Çelo, me këngën "Nesër shkoj", të kompozitorit Adrian Hila dhe me poezi të Pandi Laços. - Ndërsa në vitin 2006 këtë fat e kishte këngëtari Luiz Ejlli, me këngën "Zjarr e ftohtë", të Klodian Qafokut, një këngë me motive popullore shqiptare, që nuk arriti të kualifikohet në finalen e "Eurosong", në Greqi. - I rikthyer në atdhe pas shumë vite emigrimi, këngëtari Frederik Ndoci, në maj të 2007-s, shkoi në "Eurosong" me baladën "Hear my Plea" (Balada e gurit), këngë e cila mban firmat e dy artistëve që shkonin për herë të dytë në këtë festival, Adrian Hila dhe Pandi Laço. Ndonëse një zë i fuqishëm dhe i veçantë i skenës shqiptare, Frederik Ndoci nuk mundi të kualifikohet në finalen e "Eurosong", që zhvillohej në Helsinki të Finlandës. - Në "Eurosongun" e Beogradit në vitin 2009 shkoi këngëtarja Olta Boka me këngën "Zemrën e lamë peng", kompozim i Adrian Hilës, me tekst të Pandi Laços, e cila arriti të kualifikohet në finale, duke u pozicionuar në vendin e 17. - Një vit më pas, në Moskë, këngëtarja 16 vjeçare Kejsi Tola u rendit e 17-ta. Me këngën "Më merr në ëndërr", në Festivalin e 54-të Evropian të Këngës, më e reja e "Eurovizionit 2009", u ngjit në skenë nën petkun e një princeshe në kërkim të princit të ëndrrave. Kjo pjesë u inskenua nga koreografi Julian Bulku, i cili interpretoi në skenë përkrah Kejsit dhe dy balerinëve të tjerë, të veshur si personazhe përrallash. Kënga e interpretuar nga Tola "Më merr në ëndërr", e kompozuar nga Edmond Zhulali, me tekst të Agim Doçit, arriti të grumbullonte 48 pikë nga televotimi i vendeve pjesëmarrëse, të dhëna kryesisht nga fqinjët tanë si Maqedonia dhe Mali i Zi, por edhe Zvicra dhe Turqia, që e vlerësoi këngën shqiptare me 10 pikë nga 12 maksimale. - Në edicionin e 55-të të festivalit europian të këngës, që po zhvillohet nga datat 25 dhe 27 maj (gjysmëfinalet), kurse nata finale sot në 29 maj, Shqipëria përfaqësohet nga këngëtarja Juliana Pasha. E cilësuar si një këngëtare me një zë potent, 30 vjeçarja Juliana Pasha prezantohet në këtë festival me këngën "It's all about you" (Nuk mundem pa ty). Kënga prej tre minutash, që u këndua e gjitha në versionin anglisht natën e parë të këtij festivali, sot në natën finale do të paraqitet e 15-ta./s.s./
KOMENTE