Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Katër Vende Të Ballkanit Në Sarajevë Për Zhvillimin E Bashkëpunimit Mes Tyre
English

Katër Vende Të Ballkanit Në Sarajevë Për Zhvillimin E Bashkëpunimit Mes Tyre

SARAJEVË, 29 maj /ATSH-AFP/ - Drejtuesit e katër vendeve të Ballkanit, Serbia, Bosnje Hercegovina, Kroacia dhe Mali i Zi u mblodhën sot në Sarajevë për të konfirmuar dëshirën e tyre për zhvillimin e marrëdhënive në kuadër të integrimit evropian, për t ëcilin po aspirojnë të gjithë. Takimi i presidentëve serb, kroat dhe malazez, Boris Tadiç, Ivo Josipoviç dhe Filip Vujanoviç, me kolegët e tyre të presidencës boshnjake dhe veçanërisht me Haris Silajdzic, u zhvilluan disa ditë para një takimi të rëndësishëm mes Mashkimit Evropian dhe Ballkanit që do të zhvillohet më 2 qershor në Sarajevë që do t'i kushtohet perspektivës everopiane të Ballkanit Perëndimor. Takimi u zhvillua nën kujdesin e Iniciativës Igman, një rrjet rajonal joqeveritar që ka për objektiv të provojë paqen në Balkan. Ky rrjet u krijua në vitin 2000 dhe përfshin OJQ-të e tre vendeve të rajonit si Bosnje Hercegovinë, Serbi, Kroaci, nënshkruese të marrëveshjes së Dejtonit më 1995, që i dhanë fund luftës në Bosnje Hercegovinë 1992-1995. Katër drejtuesit do të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët për të konfirmuar angazhimin e tyre për afrimin në Bashkimin Evropian dhe përmirësimin e klimës së marrëdhënieve mes vendeve të rajonit, sipas iniciativës Igman./ /ec/
KOMENTE