Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosove - Ministri I Drejtesise Ne Bullgari Per Thellimin E Bashkepunimit
English

Kosove - Ministri I Drejtesise Ne Bullgari Per Thellimin E Bashkepunimit

PRISHTINË, 29 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Ministri i Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Haki Demolli, ndodhet për vizitë në Sofje, me qëllim thellimin e bashkëpunimit me Ministrinë e Drejtësisë së Bullgarisë. Ministra kosovare bën të ditur sot se Demolli është pritur nga zëvendësministri i Drejtësisë së Bullgarisë, Hristo Angelov dhe nga Drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombetar në Bullgari, Borislav Petkov. Në këtë takim, ministri Demolli i dorëzoi zëvendësministrit Angelov Propozim-marreveshjen për Bashkepunim Juridik Ndërkombëtar në Çështjet Penale, Propozim-marreveshjen për Ekstradim dhe Propozim-marreveshjen për Transferim të Personave të Dënuar. "Zëvendësministri Angelov, duke çmuar iniciativën e palës kosovare për të filluar negociatat me palën bullgare, lidhur me arritjen e marrveshjeve në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, shprehu gatishmërinë e tij që Ministria e Drejtësisë së Bullgarisë t'i ofrojë mbështetje dhe bashkëpunim Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës", theksohet në njoftim. Në vizitën në Bullgari, ministri Demolli po shoqërohet nga ambasadorja e Kosovës në Sofje, Ariana Zherka dhe nga Ehat Miftaraj, udheheqës i Divisionit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Ministrinë kosovare të Drejtësisë. /a.ke/
KOMENTE