Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lajme Shkurt Nga Shkodra - 29 Maj 2010
English

Lajme Shkurt Nga Shkodra - 29 Maj 2010

* Konferencë, plan zhvillimi për dy komunat që kanë qenë zona internimi SHKODËR - Këshilli i qarkut të Shkodrës organizoi të shtunën një konferencë për planin strategjik të zhvillimit të Komunave Hajmel dhe Vig Mnelë. "Territori që mbulon ky plan aktualisht ka nevojë për ndërhyrje. Është emergjente që këto komuna të bëhen të aksesueshme ndaj interesave ekonomike", tha kreu i këshillit të qarkut Shkodër, Gjovalin Kolombi. Sipas tij, këto dy komuna gjatë regjimit komunist kanë qenë zona internimi dhe burgosjeje./g.marku/ch/ * Konferenca, së bashku për mbrojtjen e mjedisit SHKODËR - Kuntributi që mund të japin vetë qytetarët në mbrojtjen e mjedisit ishte tema qëndrore e një konference të organizuar në Shkodër, nën kujdesin e Komisionit për Drejtësi dhe Paqe të Europës. Presidenti i Komisionit Europian për Drejtësi dhe Paqe, monsinjor Gerard Defois, u shpreh se "të gjithë kemi mundësi të punojmë së bashku për ruajtjen e mjedisit". Në konferencën e titulluar "Së bashku për mbrojtjen e mjedisit", merrnin pjesë përfaqësues nga institucione të ndryshme shqiptare si dhe përfaqësues të Komisioneve Europiane Drejtësi dhe Paqe të Europës si Franca, Malta, Hungaria, Italia, Suedia etj. Luigj Mila, sekretar i përgjithshëm i Komisionit shqiptar Drejtësi dhe Paqe, tha se "qëllimi i kësaj konference tre ditore është rritja e sensibilizimit dhe vemendjes që duhet treguar ndaj mjedisit, mbrojtjes së tij nga faktorët negativë siç është ndotja, ndërhyrjet e faktorëve të jashtëm, masat parandaluese, etj."/g.marku/ch/
KOMENTE