Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Libra Të Rinj Në Libraritë E Tiranës
English

Libra Të Rinj Në Libraritë E Tiranës

TIRANË, 29 Maj /ATSH- Suada Daci/.- Stendat e librarive të kryeqytetit janë pasuruar me një numër librash të rinj nga autorë shqiptarë dhe të huaj. Disa prej tyre janë: - "Hyjnitë Ilire", është një libër studimor që vjen nga gazetari Taulant Hatia. Në këtë libër flitet për kultet që nderonin ilirët dhe për hyjnitë e veçanta. Ai është i ilustruar me gjetje arkeologjike dhe me piktura të një piktori mitologjik. Ky libër i botuar nga shtëpia botuese "Uegen", vjen në dy gjuhë shqip dhe anglisht dhe kushton 1000 lekë. - "Si lindi Toka dhe Njeriu", Përmbytjet e Mëdha, vjen nga autori Zecharia Sitchin. Libri rreket të hedhe dritë jo vetëm mbi historinë e krijimit të planetit të Tokës dhe njeriut, por edhe më gjerë, historinë dhe rrugën nëpër të cilën mund të ketë ecur krijimi i gjithë sistemit tonë diellor. Vjen si botim i shtëpisë botuese "Helga's Secrets" dhe kushton 1200 lekë. - Dasma me 300 nuse", e autorit Xhafer Martini. Është një libër me rreth 200 tregime, gojëdhëna, përralla, etj. Këto tregime dhe përralla mbështeten në popull dhe ndërtohen mbi bazën e thënieve filozofike që shpalosin mënçuritë dhe përvojën e jetës. Kushton 1000 lekë. - Autori Astrit Bishqemi sjell për fëmijët romanin "Klik Rrapatushët" në katër vëllime. Këto romane janë botuar nga shtëpia Botuese " Extra 2007", dhe kushtojnë 1000 lekë. /a.ke/
KOMENTE