Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministri Hyseni I Kërkon Homologut Të Tij Të Tanzanisë Njohjen E Pavarësisë Së Kosovës
English

Ministri Hyseni I Kërkon Homologut Të Tij Të Tanzanisë Njohjen E Pavarësisë Së Kosovës

PRISHTINË, 29 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni, është takuar sot me ministrin e Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Bernard Kamillius Membe gjatë qëndrimit të tij në Francë ku ndodhet me ftesë të ministrit të Jashtëm të Francës, Bernard Kushner për të marrë pjesë në Konferencën Ministrore të Organizatës së Frankofonisë që do të mbahet në Nice. Zyra e shtypit e ministrisë së Punëve të Jashtme e Kosovës bëri të ditur se në takim ministri Hyseni ka ripërsëritur kërkesën e tij për njohjen e shtetit të Kosovës nga Republika e Bashkuar e Tanzanisë. Ai e ka njohur homologun e tij tanzanian me përparimin e Kosovës nga shpallja e pavarësisë, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, si dhe me kontributin në paqe dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit. Nga ana e tij, ministri i Jashtëm i Tanzanisë, Membe, është shprehur se Tanzania është duke e konsideruar seriozisht njohjen e Kosovës. Ministri Hyseni pritet të zhvillojë takime me ministra të tjerë të Punëve të Jashtme të Bashkimit Afrikan, të cilët marrin pjesë në Konferencën Ministrore të Organizatës së Frankofonisë, në Nicë./s.s./
KOMENTE