Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia: Viktima me plumb pas koke u vra për gjakmarrje, kapen tre autorët e krimit
English

Policia: Viktima me plumb pas koke u vra për gjakmarrje, kapen tre autorët e krimit

Elbasan, 29 Maj, NOA Update – Shoferi i autobusit që u gjet i vrarë me plumb pas koke në rrugët e Elbasanit, është vrarë për motive gjakmarrje.

Një lajm i tillë konfirmohet nga burimet e policisë së Elbasanit për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave, janë mundur të identifikohen e të arrestohen edhe tre autorët e këtij krimi të rëndë, që janë respektivisht: Ibrahim Caka, 31 vjeç; Elton Hyka, 30-vjeç dhe Ardit Spahiu, 28-vjeç; që të tre lindur dhe banues në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se ata e kanë qëlluar viktimën e lartpërmendur Gëzim Alikaj, 52-vjeç, me pistoletë pas koke, brenda në automjetin e tij dhe megjithëse ai u dërgua në spitalin kirurgjik të Elbasanit, për të marrë ndihmën e parë mjekësore, por nuk ka mundur të jetojë pasi gjeti vdekjen.

Ndërsa po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes së rëndë, materialet për këtë ngjarje i kanë kaluar për ndjekje prokurorisë së Elbasanit për veprat “Vrasje me paramendim, në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, të parashikuara nga nenet 78 e 25 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Viktima 52-vjeç e lartpërmendur është gjendur e goditur me plumb pas koke dhe i lënë i vdekur në mes të natës, rrugëve të qytetit të Elbasanit.

n.e/NOA

KOMENTE