English

Sekuestrohen 100 kg marijuanë, arrestohet një student dhe një ish-gardist

Gjirokastër, 29 Maj, NOA – Plot 100 kilogramë marijuanë e sekuestruar ka qenë bilanci i operacionit policor të koduar “Shëtitësit e natës”, ndërsa janë vënë në pranga tre persona, mes tyre një student dhe një ish-punonjës i Gardës së Republikës.

Ngjarja konfirmohet nga burimet policore të Gjirokastrës për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave grumbulluesi i sasisë së marijuanës së lartpërmendur, ka qenë Agim Avduli, nga fshati Lazarat të cilën do ta transportonte në drejtim të Tiranës.

Për këtë, ai kishte rekrutuar si transportues një person nga Tepelena dhe drogën do ta transportonin gjatë orëve të natës, por policia ishte informuar për këtë aksion në rrugë operative dhe iu vu pas.

Kështu, pasi është bërë identifikimi i automjetit tip mercedes benz me targë TP 31 30 B, që drejtohej nga Agim Avduli, në një distancë rreth 700 metra larg, u konstatua edhe automjeti tjetër tip Benz Mercedes, i bardhë me traga italiane AD 806 FL, i cili po bënte transportin e lëndës narkotike.

Ndërkaq, në hyrje të Tepelenës, forcat policore kanë ndërhyrë menjëherë dhe bënë menjëherë bllokimin e automjeteve si dhe të personave që ndodheshin në ta.

Raportohet se përveç Agim Avdulit nga Lazarati, u kap edhe Marglen Çomani, 24-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Kras të Tepelenës, i cili prezantohej si punonjës i Gardës së Republikës.

Po në këtë automjet ishte edhe Fatjon Çomani, 19-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Toç të Tepelenës, student në universitetin “Eqerem Çabej”, në vitin e parë, dega Infermieri.

Nga kontrolli që iu bë automjetit me traga të huaja AD 806 FL, rezultoi se në sediljen e pasme të këtij automjeti kishte një pako të madhe të mbështjellë me letër natriban, ku brenda saj kishte lëndë narkotike.

Më tej, në bagazhin e këtij automjeti kishte edhe 5 pako të tjera të mëdha si dhe një çantë të madhe shpine, të cilat ishin të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar si marijuanë.

Secila pako varionte nga 9 deri në 10 kilogramë, ndërsa çanta ishte rreth35 kilogramë, ku gjithsej ishin rreth 100 kilogramë lëndë narkotike.

Ndërsa në automjetin tip Ben me traga TP 31 30 B, u gjetën dhe u sekuestruan 6 aparate celulari me karta SIM, të cilat i përdorte Agim Avduli.

n.e/NOA

KOMENTE