English

Shalsi: Përgjegjësia për mospranimin e kompromisit, vetëm e Sali Berishës

Tiranë, 29 Maj, NOA – “Përgjegjësia për mospranimin e kompromisit do t’i takojë vetëm Sali Berishës”. Kështu u është kundërpërgjigju deklaratave të Partisë Demokratike,

deputeti socialist, Eduard Shalsi, sipas të cilit, duhet gjetur sa më parë kompromisi për gjetjen e rrugëve të daljes nga kriza politike në vend.

“Përpjekjet e Sali Berishës për të shtruar pyetje të kota, kur duhen zgjidhje, janë shprehje e një kapsllëku mendor që nuk e zgjidh krizën”, mësohet të jetë shprehur përfaqësuesi i selisë rozë.

Sipas tij, “djemtë dhe vajzat që recitojnë ato çfarë ju shkruan Sali Berisha, nuk e fshehin dot se afati 2-javor i caktuar nga ndërkombëtarët për zgjidhjen e krizës, është ultimativ, sepse parashtron pasojat që do të vuajmë”.

Duke shtuar se “këtë nuk e fsheh dot as se neni i famshëm 178 i kodit elektoral, i cili nuk është mbi Kushtetutën” dhe i jep sipas Shalsit opozitës të drejtën që të hetojë për zgjedhjet pa kushte.

“Ndaj apeli ynë për Sali Berishën është: Mos pengo vizat, mos pengo integrimin e vendit”, përfundoi përfaqësuesi socialist deklaratën e tij lidhur me zgjidhjen e ngërçit politik.

n.e/NOA

KOMENTE