Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Soft-News/ Xhirimi I Filmit, Alarmon Policinë E Tiranës, Qe Arreston Tre Studente
English

Soft-News/ Xhirimi I Filmit, Alarmon Policinë E Tiranës, Qe Arreston Tre Studente

TIRANË, 29 Maj /ATSH- Gjergji Mima/ - Një ngjarje disi e çuditshme, por që mund të kishte pasoja, ka ndodhur sot përpara Presidencës. Tre studentë që po xhironin një film kanë alarmuar kalimtarët e rastit që po kalonin pranë Presidencës mes kryqëzimit të rrugës "Abdyl Frashëri" dhe Librit Universitar, pasi skena të cilën po luanin përfshinte mbajtjen e një pistolete dhe një thike. Pakujdesia e studentëve, të cilët duhet të kishin marrë leje për ta xhiruar këtë skenë, ka bërë që qytetarët e Tiranës, që po kalonin pranë Presidencës, të përjetojnë disa momente frike. Gjithçka është sqaruar në polici kur tre studentët kanë treguar se po xhironin një film dokumentar dhe se pistoleta ishte lodër. Policia sqaron se të rinjtë nuk kishin njoftuar për xhirimet dhe ata do mbahen në komisariat deri në një vendim të dytë. /a.ke/
KOMENTE